Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Shumica e babëzitur” nuk ia heq mandatin Vlentina Leskajt

21/11/2015
“Shumica e babëzitur” nuk ia heq mandatin Vlentina Leskajt
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Imuniteteve dhe Mandateve të Deputetëve. Në përfundim të saj, mazhoranca ka vendosur të mos i hiqet mandati deputetes Valentina Leskaj.
Në përfundim të mbledhjes, deputeti Arben Ristani u shpreh se, “Shumica e babëzitur nuk ia hoqi mandatin Valentina Leskajt. Në fakt ne nuk prisnim ndonjë gjë ndryshe, ashtu sikurse nga kjo shumicë e babëzitur. Nuk presim gjë as në diskutimin publik në seancë plenare. Në përfundim të këtij diskutimi dhe në varësi të vendimit, do të vendosim për t’ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Ristani.
Kërkesa për heqjen e mandatit deputetes Valentina Leskaj, ishte depozituar nga PD.
Për PD ekzistojnë plotësisht kushtet për mbarimin e mandatit të deputetes socialiste, Valentina Leskaj, e cila sipas opozitës, ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin për konfliktin e interesit të zyrtarëve të lartë.
Arben Ristani argumentoi pretendimin e opozitës në mbledhjen e Këshillit të Mandateve në Kuvend. Ai përmendi dy raste që lidhen me dy djemtë e deputetes Leskaj, që sipas opozitës, kanë përfituar para nga fondet publike.
“Njëri nga djemtë e deputetes Leskaj ka marrë nga pasuria publike me koncesion një segment të hekurudhës shqiptare. Fenomeni është bërë publik, ndërsa djali tjetër ka dy kontrata, një më 24 nëntor 2014 me Ministrinë e Bujqësisë, ku ka marrë 45 milionë lekë tenderim përmes firmës ‘Abcons’, ndërsa në rastin e dytë përmes firmës ‘Matrix Contructions’ ka marrë 1 milion Euro kontrata të lidhura me institucione shtetërore dhe para publike”, tha Ristani.
Deputeti demokrat iu referua nenit 70 të Kushtetutës dhe ligjit për konfliktin e interesit dhe rasti në fjalë, sipas tij, plotëson të gjitha kushtet e papajtueshmërisë, ndaj mandati i Valentina Leskajt duhet të përfundojë menjëherë.
Ristani shtoi se kërkesa e PD-së vërtetohet edhe më shumë nga fakti që menjëherë pas denoncimit të opozitës, djemtë e deputetes Leskaj, sipas tij, kanë shitur pjesët e aksioneve në shoqëritë ku kanë qenë ortakë.
Ndërkohë, avokati i deputetes Leskaj deklaroi se kërkesa e opozitës nuk qëndron dhe se nuk bëhet fjalë për një shkelje të ligjit të parandalimit të konfliktit të interesit të zyrtarëve të lartë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

04/08/2026
Garancia për aeroportin e Vlorës e dëmshme si koncesioni për Rinasin

Qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës së Aeroportit të Vlorës

04/08/2026
DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

04/08/2026
Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

Nis procedura për ekstradimin e Ermal Beqirajt nga Franca

04/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

04/08/2026
Garancia për aeroportin e Vlorës e dëmshme si koncesioni për Rinasin

Qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës së Aeroportit të Vlorës

04/08/2026
DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

04/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.