Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lulzim Basha nga Kukësi bën thirrje për mosbindje civile

03/11/2015
Lulzim Basha nga Kukësi bën thirrje për mosbindje civile
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Kukësi ku u takua me tregtarë të këtij qyteti, kreu i opozitës Lulzim Basha, bëri thirrje për mosbindje civile dhe nisje të protestave. Zgjedhjet e parakohshme duket se janë dhe rruga e vetme, që sipas Bashës i japin fund qeverisë Rama-Meta.
“A keni mundësi me prit edhe një vit e gjysmë? Nëse jo, ju bëj thirrje ta filloni këtu nga Kukësi frymën popullore të ndryshimit dhe të jeni të sigurt që në krah do të keni dibranë e korçarë, shkodranë e vlonjatë. Populli, qytetarët kanë të drejtë të marrin në dorë fatin e tyre. Mos t’i lëmë të keqes kohën ta gërryejë edhe më shumë shpresën që ka mbetur në këtë popull. Të ngrihemi e të frymëzojmë anembanë vendin përmes akteve të mosbindjes civile e të qëndresës, hapjen e një rruge të re për Shqipërinë”, tha Basha.
Kryeministrin Rama e bëri përgjegjës të rrënimit ekonomik dhe varfërisë, që sipas Bashës, i ka detyruar kuksianët t’i drejtohet azilit politik në Gjermani. Shpëtimi, tha ai, do të vijë nga paketa e demokratëve.
“Shteti që ndërtohet për shtetarët meriton të përmbyset me çdo formë, me çdo mjet demokratik popullor, duke e nisur me ekonominë, e cila është zhytur në greminë, jo prej Zotit, por prej kryeministrit, njeriut që ka vënë taksat më të larta në Ballkan, njeriut që u merr shqiptarëve taksën më të lartë të karburantit, njeriut që ka ngritur çmimin e energjisë elektrike, njeriut që nga njëra anë kërkon kacidhen e fundit nga qytetarët e tij, e nga ana tjetër këto para i bën rrush e kumbulla për Papule e Carapule”, deklaroi kreu i PD-së.
Kur u foli qytetarëve të Kukësit për mënyrën e qeverisjes, Lulzim Basha u kujdes të bëjë dallimin e qartë mes tij dhe Edi Ramës.
“Kur të ngriheni ta dini se në fund të një rruge, që të gjithë e dimë se çfarë rruge është, ajo kur ngrihet populli, ajo është fundi i çdo qeverie autokratike, arrogante dhe të padrejtë. Por duhet ta dini se qeveria për të cilën ngriheni do të japë llogari përpara jush që nga çasti i parë. Ju jap fjalën e nderit sot si kryetar i opozitës dhe i Partisë Demokratike, e nesër me besimin tuaj kryeministër, se gjëja e parë që do të bëjmë është ulja e taksave. Taksat më të ulta në Ballkan do t’i paguajnë kuksianet dhe gjithë shqiptarët, çmimin e energjisë për qytetarët do ta ulim, kamatëvonesat e bandës së OSHEE-së do të falen pa kusht për të gjithë shqiptarët nga Jugu në Veri”, premtoi Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

15/09/2026
Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

15/09/2026
Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

15/09/2026
DITA 108/ “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Arrestoni Ramën”

DITA 108/ “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Arrestoni Ramën”

15/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

15/09/2026
Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

15/09/2026
Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

15/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.