Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Erdogan me një qeveri të re, votat stabiliteti dhe jo demokracia

03/11/2015
Erdogan me një qeveri të re, votat stabiliteti dhe jo demokracia
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan filloi formimin e një qeverie të re pasi votuesit i dhanë përsëri Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi kontrollin e parlamentit. Analistët thonë se shqetësimet e sigurisë janë ato që dominuan zgjedhjet. Votuesit janë të shqetësuar rreth ngadalësimit të ekonomisë, shtypjes së medias, axhendës islamiste të zotit Erdogan dhe stilit autoritar në rritje të mbështetur tek frika e terrorizmit dhe kërkesa e kurdëve për autonomi.

Fitorja ishte e papritur. Anketat tregonin se partisë së Erdoganit do t’i duhej të formonte një koalicion por tani ai po punon për të formuar një qeveri njëpartiake.

“Vendi zgjodhi stabilitetin më 1 nëntor. Dhe këto zhvillime shpjegojnë vullnetin e popullit se nuk ka zgjidhje tjetër përveç stabilitetit. Populli e mori këtë vendim,” tha Erdogani.

Mesazhi i stabilitetit në fushën e sigurisë dhe ekonomisë, rezonoi tek votuesit se çdo çështje tjetër.

“Pas zgjedhjeve të mëparshme kishte një lloj pa qëndrueshmërie. Paqëndrueshmëria për të formuar një qeveri të fuqishme apo një koalicion nuk ishte e mirëpritur nga njerëzit.”

Partia e Erdoganit fitoi gati 50 përqind të votave. Pjesa tjetër që nuk e mbështeti atë është e shqetësuar rreth asaj se ku do ta çojë vendin dhe republikën laike axhenda islamike e Erdoganit.

Kundërshtarët e tij, përfshi intelektualët, shprehën shqetësim sot se zgjedhjet u dominuan nga frika.

“Njerëzit duan dhe presin një regjim autoritar pasi kanë frikë nga kaosi,” shprehet autori Ahmet Umit.

Lajmi i fitores së partisë së Erdoganit solli zhgënjim mes kurdëve të Turqisë. Në qytetin lindor Diyarbakir, ata protestuan. Policia përdori gazin lotsjellës dhe pompat e ujit për t’i shpërdarë.

Procesi i paqes ka ngecur që pas zgjedhjeve të qershorit. Me partinë e zotit Erdogan në kontroll, është tani në dorën e qeverisë së tij të shpjegojë se ku do të shkojë ky proces.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

15/09/2026
Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

15/09/2026
Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

15/09/2026
DITA 108/ “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Arrestoni Ramën”

DITA 108/ “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Arrestoni Ramën”

15/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

15/09/2026
Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

15/09/2026
Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

15/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.