Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nishani me ekspertët e “Venecias”: Reforma në drejtësi të jetë gjithëpërfshirëse, e efektshme dhe afatgjatë

02/11/2015
Nishani me ekspertët e “Venecias”: Reforma në drejtësi të jetë gjithëpërfshirëse, e efektshme dhe afatgjatë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot paradite një delegacion të përbërë nga ekspertë të Komisionit të Venecias, me të cilët zhvilloi një takim pune në kuadër të përgatitjes së opinionit të tyre mbi reformën në drejtësi.
Pasi u uroi mirëseardhjen Presidenti Nishani vlerësoi lart bashkëpunim e shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Komisionit të Venecias në fushën e drejtësisë duke shprehur mirënjohjen për ndihmesën e vyer dhe ekspertizën e dhënë nga ky Komision në konsolidimin e demokracisë dhe të shtetit ligjor.
Kreu i Shtetit theksoi se reforma në sistemin e drejtësisë përbën një objektiv parësor dhe thelbësor në tërësinë e reformave të thella që ka ndërmarrë vendi ynë në përmbushje të aspiratës integruese si vend kandidat i Bashkimit Evropian.
Gjithashtu, Presidenti Nishani vuri në dukje se, “reforma në drejtësi duhet të jetë gjithëpërfshirëse, e efektshme dhe afatgjatë duke iu nënshtruar një diskutimi të gjerë e të detajuar publik me mendimet dhe sugjerimet e të gjithë aktorëve dhe grupeve të interesit, shoqërisë civile dhe ekspertëve të pavarur ligjorë”.
Presidenti Nishani dhe ekspertët e Komisionit të Venecias gjatë takimit të punës prekën edhe çështje që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit në drejtësi dhe reformimin thelbësor të sistemit gjyqësor, të parë edhe në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë dhe arritjes së standardeve më të përparuara demokratike evropiane.
Ekspertët e Komisionit të Venecias nënvizuan rëndësinë e jashtëzakonshme të realizimit të reformës në drejtësi dhe plotësimit të kritereve të nevojshme, duke shprehur dhe garantuar edhe njëherë për mbështetjen e pakursyer të tyre dhe ofrimit të ekspertizës së tyre ligjore sipas standardeve më të mira të Bashkimit Evropian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Kapet jahti i të shtënave në Palasë. Policia shoqëron katër persona

Kapet jahti i të shtënave në Palasë. Policia shoqëron katër persona

03/08/2026
Dhimbje për deputeten e PD, humb papritur bashkëshortin

Dhimbje për deputeten e PD, humb papritur bashkëshortin

03/08/2026
64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

64 ditë kundër qeverisë, qytetarët shkruajnë “Boulevard of Hope” dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

02/08/2026
Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

Qeveria po u rrëmben bashkinë, Selenica në protestë tek monumenti i Drashovicës

02/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kapet jahti i të shtënave në Palasë. Policia shoqëron katër persona

Kapet jahti i të shtënave në Palasë. Policia shoqëron katër persona

03/08/2026
Dhimbje për deputeten e PD, humb papritur bashkëshortin

Dhimbje për deputeten e PD, humb papritur bashkëshortin

03/08/2026
Kapet tjetër gomone me kanabis

Qëllohet me armë zjarri nga një jaht pranë Palasës. Policia në alarm

02/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.