Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli, i dënuar me 12 vite burg në dosjet “339” dhe “Volvo 4”

15/09/2026
“Laboratori i drogës në Has, janë të përfshirë deputetë të PS, paratë i mori policia”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Jasin Avdyli është arrestuar në Belgjikë, në kuadër të një operacioni antidrogë të zhvilluar nga SPAK, Policia e Shtetit dhe autoritetet belge. Avdyli është person i dënuar me 12 vite burg në kuadër të dosjeve “339” dhe “Volvo 4”, përfshirë çështjen e laboratorit të heroinës në Has.

Policia e Shtetit njoftoi se, si rezultat i bashkëpunimit me homologët në Belgjikë, është finalizuar një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”.

Gjatë operacionit është lokalizuar dhe arrestuar në Belgjikë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i akuzuar nga GjKKO si pjesëtar i një grupi kriminal që ka trafikuar dhe shitur sasi të mëdha lëndësh narkotike në disa shtete.

Sipas Policisë së Shtetit, në bazë të informacioneve të shkëmbyera në kuadër të një hetimi për trafikimin e lëndëve narkotike, Interpol Tirana dhe homologët belgë kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e J. K., alias Jasin Avdyli, 58 vjeç, banues në Shijak.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendim të datës 04.04.2023, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e SPAK dyshohet se 58-vjeçari ka qenë pjesë e një grupi që ka organizuar trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike dhe shitjen e tyre në shtete të ndryshme.

Gjithashtu, sipas hetimeve, të ardhurat e përfituara nga veprimtaria kriminale dyshohet se janë investuar në dy pasuri të paluajtshme, lokale në Shijak.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Belgjikë për finalizimin e procedurave të ekstradimit të Jasin Avdylit drejt Shqipërisë.a.b

Po ndodh

“Laboratori i drogës në Has, janë të përfshirë deputetë të PS, paratë i mori policia”

Arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli, i dënuar me 12 vite burg në dosjet “339” dhe “Volvo 4”

15/09/2026
Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

15/09/2026
“O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”

“O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”

15/09/2026
VIDEO/ Edi Rama bllokon heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut!

Bardhi reagon për përgjimet e reja të Ron Yeffet: Kjo histori kërkon hetim menjëherë!

14/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Laboratori i drogës në Has, janë të përfshirë deputetë të PS, paratë i mori policia”

Arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli, i dënuar me 12 vite burg në dosjet “339” dhe “Volvo 4”

15/09/2026
Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

15/09/2026
“O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”

“O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”

15/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.