Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

15/09/2026
Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm

Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në burg. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka shqyrtuar sot në Dhomë Këshillimi rekursin e kryebashkiakut të Tiranës kundër masës së sigurisë “arrest në burg” dhe ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Vendimi është marrë më 15 shtator 2026, ndërsa Gjykata e Lartë ka rrëzuar në këtë mënyrë kërkesën e Veliajt për shfuqizimin e vendimeve të mëparshme gjyqësore që lidhen me masën e sigurisë.

Në përfundim të shqyrtimit, Kolegji Penal ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr. 13 (87-2025-85), datë 13.03.2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Njoftimi i Gjykatës së Lartë:

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i mbledhur në datë 15 shtator 2026, në Dhomë Këshillimi, mori në shqyrtim dosjen penale me palë: Kërkues: Erion Veliaj, Palë e Interesuar: Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe objekt: Shfuqizimin e vendimeve nr. 7, dt. 09.02.2025, te Gjykates se Posacme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vleftesuar permes vendimit nr. 14, dt. 12.02.2025, te Gjykates se Posacme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 13, dt. 13.03.2025, te Gjykates se Posacme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2025-1153 (176), dt. 08.07.2025, te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte. Shpenzimet gjyqesore ne ngarkim te subjektit te interesuar.

Pasi shqyrtoi çështjen, Kolegji, bazuar në nenin 441, pika 1, shkronja “e” të Kodit të Procedurës Penale, vendosi: Lënien në fuqi të Vendimit nr.13 (87-2025-85), datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.a.b

Po ndodh

“Laboratori i drogës në Has, janë të përfshirë deputetë të PS, paratë i mori policia”

Arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli, i dënuar me 12 vite burg në dosjet “339” dhe “Volvo 4”

15/09/2026
Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

15/09/2026
“O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”

“O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”

15/09/2026
VIDEO/ Edi Rama bllokon heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut!

Bardhi reagon për përgjimet e reja të Ron Yeffet: Kjo histori kërkon hetim menjëherë!

14/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Laboratori i drogës në Has, janë të përfshirë deputetë të PS, paratë i mori policia”

Arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli, i dënuar me 12 vite burg në dosjet “339” dhe “Volvo 4”

15/09/2026
Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

15/09/2026
“O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”

“O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”

15/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.