Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Cfarë thotë Zëri i Amerikës për vezët kundër Ramës

02/11/2015
Cfarë thotë Zëri i Amerikës për vezët kundër Ramës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Vezët kundër kryeministrit që disa studentë hodhën sot në drekë kanë tërhequr vëmëndjen e mediave ndërkombëtare. Zëri i Amerikës i kushtin një kronikë të gjatë përmes të cilës përshkruan protestën e studentëve dhe dhunën policore ndaj tyre.

Lajmi nuk ka nëntekst por hapësira për të shpreh një vëmendje të shtuar të Washingtonit ndaj zhvillimeve në Shqipëri.

Lajmi: “Në Tiranë një grup studentësh qëlluan me vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama ndërsa ky i fundit po dilte nga një takim i organizuar me përfaqësues të biznesit të vogël në mjediset e Faktetit të Shkencave sociale. Forcat e policisë të pranishme ndërhynë menjëherë. Të paktën 9 studentë mësohet se janë shoqëruar në një nga komisariatet e Tiranës. Gjashtë prej tyre janë anëtarë të “Lëvizjes për Universitetin” dhe tre të tjerë nga “Lëvizja studentore” në Prishtinë.

Goditja me vezë ndaj kryeministrit duket se ka qenë një shenjë proteste ndaj reformës në Arsimin e Lartë e cila ka hasur jo pak kundërshti, jo vetëm nga grupe studentore por edhe pedagogë të Universiteteve.

Përfaqësuesë të Lëvizjes për Universitetin, ka akuzuar policinë se ka ushtruar dhunë ndaj tyre. Njëra prej studenteve të shoqëruara, Viki Cipi, nga mjediset e komisariatit të policisë ka shkruar në Facebook se “na trajtuan kafshërisht dhe na dhunuan turpësisht” duke konfirmuar se reagimi ndaj kryeministrit kishte të bënte pikërisht me kundërshtimin e reformës së Arsimit të Lartë. “Arsimi është e drejtë dhe jo privilegj për të pasurit”ka shkruar ajo në Facebook.

Policia e Tiranës hodhi poshtë akuzat duke deklaruar se “ka ushtruar detyrën brenda normave dhe procedurave standarde të punës, duke angazhuar efektive femra policie për të kryer shoqërimin e femrave që u përfshinë në incident, si edhe forca të tjera për shoqërimin e të rinjve” dhe se “gjatë shoqërimit nuk është përdorur në asnjë moment dhunë fizike”. Studentët u lanë të lirë në mbrëmje dhe për ngjarjen ata do të ndiqen në gjendje të lirë.

Pak pas ngjarjes, duke dalë nga selia e partisë së tij kryeministri Rama evitoi ta komentonte atë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

15/09/2026
Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

15/09/2026
Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

15/09/2026
DITA 108/ “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Arrestoni Ramën”

DITA 108/ “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Arrestoni Ramën”

15/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

Këlliçi: Përmes Roni Yeffet, ushtria shqiptare furnizohet me teknologji dhe pajisje kineze

15/09/2026
Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

Parkimi në Durrës, deri në 17,600 lekë në muaj për ata që punojnë në qendër

15/09/2026
Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

Kongresi amerikan, shqetësim për trafikun e drogës në Shqipëri: Qeveria ka nxitur krijimin e rrjeteve

15/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.