Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

RAPORTI BB/ Të Bërit Biznes, Shqipëria “në drejtimin e duhur”…, 29 hapa më mbrapa

27/10/2015
RAPORTI BB/ Të Bërit Biznes, Shqipëria “në drejtimin e duhur”…, 29 hapa më mbrapa
Share on FacebookShare on Whatsapp

Banka Botërore publikoi sot raportin vjetor për lehtësinë e të bërit biznes (“Doing Business 2016”), që vlerëson faktorët që lehtësojnë ose pengojnë biznesin në 189 vende të botës.
Vlerësimi përfshin periudhën nga viti 2014 deri në qershor të vitit 2015. 
Sipas raportit, Shqipëria shënon ulje në klasifikimin e 189 vendeve, duke u radhitur në vendin e 97. Një viti më parë Shqipëria renditej e 68.
Sipas vlerësimit të Bankës Botërore, Shqipëria ka shënuar hapa prapa në aspektin e lejeve të ndërtimit, duke e bërë më të vështirë procesin për shkak të pezullimit në dhënien e këtyre lejeve.
Vendi ka marrë vlerësime pozitive në forcimin e mbrojtjes së investimeve të pakicave, duke paraqitur kërkesa ligjore për publikimin e menjëhershëm të transaksioneve.
Shqipëria, sipas raportit të Bankës Botërore ka lehtësuar gjithashtu eksportin ndërkufitar duke zbatuar një sistem elektronik inspektimi që ka shkurtuar kohën e procedurave që kryhen në kufi.
Kosova renditet e 66 mes 189 vendeve dhe përparimin më të madh e ka arritur me lehtësimin e pagimit të taksave për kompanitë duke eliminuar tarifën vjetore për licencën e biznesit.
Për rajonin e Euro-Azisë, renditjen më të lartë e ka Maqedonia, duke zënë vendin e 12. Sipas Bankës Botërore, Maqedonia merr pikë shumë të larta në disa fusha për lehtësinë e të bërit biznes.
Gjatë vitit të kaluar, për shembull, Maqedonia e lehtësoi më tej procesin duke kërkuar regjistrimin të detyruar on-line. Si rezultat, Maqedonia renditet e dyta në botë në kategorinë e hapjes së një biznesi.
Pesë treguesit kryesorë që ndikuan në vlerësimet e raportit të të bërit biznes, janë Lejet e Ndërtimit, Furnizimi me Energji, Zbatimi i Kontratave, Regjistrimi i Pronave dhe Tregëtia Ndërkufitare.
Raporti i këtij viti finalizon një punë dy vjeçare për të zgjeruar kriteret që përdoren për matjen e cilësisë së rregullave, si dhe efektshmërinë e kornizës ligjore të të bërit biznes, në mënyrë që të bëhet një vlerësim më i saktë i realitetit në terren.

 

Shqipëria e fundit në Rajon. Renditja e Doing Business
Maqedonia 12
Kroacia 40
Mali i Zi 46
Serbia 59
Kosova 66
Bosnjë Hercegovina 79
Shqipëria 97

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.