Prokuroria ka kërkuar sot arrest me burg për Marsel Qeleshin, 18 vjeçarin i cili goditi me gurë autobusin ku ndodhej ekipi i kombëtares Serbe. Ai akuzohet nga prokuroria për prishje të pronës edhe të qetësisë publike, si edhe pwr kryerjen e veprimeve të dhunshme ndaj personave të mbrojtur ndërkombëtarisht.




