Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ben Blushi sulmon Edi Ramën për humbjen e Kombëtares: Sjellja e tij provincializëm

10/10/2015
Ben Blushi sulmon Edi Ramën për humbjen e Kombëtares: Sjellja e tij provincializëm
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti socialist Ben Blushi hedh kritika të forta ndaj Kryeministrit Rama për qëndrimin që mbajti pas humbjes së Kombëtares tonë me atë të Serbisë.

Sipas Blushit, edhe pse ekipi kombëtar dhe gjithë shqiptarët humbën ndeshjen, Kryeministri Rama duket se ka dalë i fituar dhe këtë e tregon me mburrje. Blushi shprehet se Rama ka vijuar zakonin e tij për të ngritur veten e ulur të tjerët.

Sipas tij, ai mburret me masat e marra për të ruajtur rendin, për të kuruar imazhin e vendit, dekorin dhe nuk e ndien veten humbës, por fitues, ndërsa humbësit janë gjithë të tjerët.

Për deputetin socialist, sigurimi i rendit, qetësisë dhe mbarëvajtjes së ndeshjes me Serbinë, nuk është gjë tjetër veçse detyrë e kreut të qeverisë, puna e Kryeministrit.

“Edi rama ka disa ditë që na thotë se kundër serbëve kemi bërë dy ndeshje. Një në fushë dhe një jashtë fushe. Ne ekmi humbur të parën dhe ai ka fituar të dytën. Kjo ua bën humbjen edhe më të dukshme atyre që ishin në fushë. Mburrja e padurueshme e Edui ramës për të gjetur lavdi edhe në disfatë, është edhe më e papranueshme.

Ne e vijim ai shkruan: “I dyti shqiptar që po përpiqet të na bindë se edhe ai ka fituar, është Edi Rama”.

“Këtë të dytin nuk e detyron askush që të japë shpjegime për kënaqësinë që ka marrë nga humbja. Megjithatë ai po e bën. Me patos, me këmbëngulje, me protokoll, me stil, i qeshur, i ngjeshur dhe i veshur. Enkas.

Ky kërkon patjetër të na thotë se ai nuk është pjesë e humbjes, se humbja ishte faji i atyre që nuk ishin në fushë, ndërsa sa i takon pjesës tjetër, dekorit, korit, rendit, vendit, policimit, mobilizimit, organizimit, ushqimit, parkimit, largimit, qetësisë dhe kënaqësisë së selfisë, këto të gjitha pra ishin meritë e tij”, shkruan Blushi tek Panorama.

“Mburrja e padurueshme e Edi Ramës për të gjetur lavdi edhe në disfatë, është edhe më e papranueshme.

Është acaruese. Është tregues i një provincializmit, të cilin nuk e kemi hak.

Edi Rama u tha shqiptarëve se në Elbasan askush nuk u rrah, nuk u hodh asnjë gur, asnjë shqiptar nuk guxoi të ngrinte zërin për të sharë një serb.

Pyetja është pse dyshonte Edi Rama se të gjitha këto do ndodhnin?

A thua na njeh kaq pak?

Cilin komb mendon ky se po përfaqëson?

A ka ngatërruar kombin apo ka ngatërruar punën?

Unë besoj se ka ngatërruar punën që i ka ngarkuar kombi.

Me fjalimin e papërshtatshëm që mbajti, tregoi se beson se shqiptarët e kanë zgjedhur si një njeri, të cilin historia e ka caktuar për një mision: të përmbajë instinktet e kombit të vet të marrë.”

“I ka rënë fatkeqësia të drejtojë një vend të marrësh, të cilët po mbahen në zap me vështirësi të mëdha që bota t’ia njohë si meritë. Ndërsa ne, si punë.

Edi Rama foli si gjykatës i etikës sonë kombëtare. Ai nuk u mburr për ne. Ai u mburr për vete”.

“Ai u soll si zbutës kombesh. Nëse bota nuk e ka njohur si të tillë, ja ku është. I veshur, i qeshur dhe i ngjeshur, siç mund të ishte çdo zbutës pasi del nga cirku ku i duhet të punojë”.

“Edi Rama nuk na ka ulur ne. Ai ka dashur të ngrejë veten. Nuk është pra një mision, është një zakon”.

“Por gjeti ditën më të keqe për të na kujtuar diçka që ne e dimë”.

Analiza e Blushit është botuar sot në të përditshmen Panorama.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

Vrasja e Ismailit, ishte jashtë konfliktit që ndodhi në lokal, ndaloi rrëmbimin

08/05/2026
DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

08/05/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

LAJMI I FUNDIT/ Mbetet pa jetë me një plumb pronari i karburantit në Sarandë, emri

07/05/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

FUSHË-KRUJË/ Qëllohen me thika dy vëllezër në Nikël

07/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

Vrasja e Ismailit, ishte jashtë konfliktit që ndodhi në lokal, ndaloi rrëmbimin

08/05/2026
DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

08/05/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

LAJMI I FUNDIT/ Mbetet pa jetë me një plumb pronari i karburantit në Sarandë, emri

07/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.