Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha, nis shpalosja e programit qeverisës: taksë e sheshtë 9%

10/10/2015
Basha, nis shpalosja e programit qeverisës: taksë e sheshtë 9%
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në vijim të turit “Fjalën e kanë qytetarët”, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua me fermerët në Barbullinë. Zoti Basha ka dëgjuar nga fermerët shqetësimet e tyre, vështirësitë e të cilëve sa vijnë dhe shtohen. Rritja e çmimeve dhe rënia e fuqisë blerëse e ka bërë thuajse të pamundur punën e tyre. Ata thonë se çdo ditë janë nën presionin e policisë dhe të tatimorëve me kërkesa nga me absurdet. Po kështu, ata thonë se për shkak të vështirësive që u krijohen bizneseve kosovare ata nuk marrin më prodhimet e tyre por kanë braktisur Shqipërinë dhe janë zhvendosur në Maqedoni. Fermerët i kanë paraqitur zotit Basha një sërë kërkesash për ti përfshirë në programin qeverisës.

Zoti Basha u ka bërë të ditur fermerëve se kërkesat e tyre do të adresohen në programin qeverisës të demokratëve. Ulje e cmimit te naftes me 240 leke per liter dhe ulje e cmimit te energjise dhe sa i përket taksave, zoti Basha theksoi se demokratët do të vendosin taksën e sheshte me te ulet ne Europe prej 9 përqind në mënyrë që 450 milionë euro që mblidhen sot dhe nuk dihet se ku shkojnë t’i rikthehen qytetarëve.

“Për mua më e rëndësishme se sa ardhja në karrigen e pushetit duke bërë pazar është mbështetja juaj për t’u zgjidh problemet. Në qoftëse ju thoni se problem kryesor është çmimi i inputeve, është çmimi i naftës, çmimi i energjisë, çmimi i plehrave, çmimi i plasmasit, është padrejtësia me taksat q
ë ju kanë vënë, atëherë të jeni të sigurt se këtu do të jetë vëmendja jonë kryesore.

Që të ketë frikë tregtari kosovar me ardhë me marrë mallin këtu, kjo është vdekjeprurëse për ju. Jemi dukë bërë platformën dhe në platformën e taksave, në përgjithësi po ju them, taksa e sheshtë do te jetë 9 përqind. Çfarë do të thotë taksë e sheshtë 9 përqind?! Do të thotë se 450 milionë euro, që sot qeveria i takson dhe i fut nuk e dimë se ku, ato para t’ja kthejmë tregu,”-theksoi zoti Basha.

Reagimet e banorëve të Barbullinës

Fermer:Kam marrë fidanët 500 mijë lek, 300 mijë lek i kam hedhur ushqim dhe të tëra, se ai ma matë me gramatur, si lugën e kafes, ma matë me gramatur unë s’marr dot gjë më. Do ta lë s’e mbjell më. Ky shtet ka mbaru. Do të ikim jashtë.

Fermer:Kërkojmë sistem vaditës-kullues, për të kulluar tokat. Ulje të cmimit të plehrave, ulje të çmimit të naftës. Për këtë e votuam këtë që është sot në qeveri. Për të ulur këto gjëra. Asgjë s’po bëhet nga këto.

Fermer:Kosovarët thonë unë nuk vij sepse 10 dollarë më bën rruga, nafta 1400 lekë atje, 2000 këtu dhe me detyrojne ta marr këtu. S’vjen kosovari këtu. Ikën tutje, vete në Maqedoni, në Maqedoni ka ikur, magazinën e ka lënë bosh atje ka tre muaj.

Fermer: Të ulen plehrat, të ulet nafta dhe energjia elektrike të vejë atje ku qe, këtë duam ne.

Fermer:Ne si fermer paguajmë tre herë, paguan ai që zhdoganon, paguan ai i shumicës, paguan ai që na shet neve dhe ne paguajmë dhe çfarë na kërkon tani, kërkon që të na marrë edhe shpirtin. Edhe shpirti na ka ngelë pa marrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Aksident në Vlorë, këmbësorja çohet me urgjencë në spital

Ashpërsohen masat ndaj shkeljeve në udhëtim me makinë e motor, çfarë pritet të ndryshojë në Kodin Rrugor

08/05/2026
Berisha: Heshtja mediatike për raportin e Parlamentit Europian, e papranueshme!

Berisha: Heshtja mediatike për raportin e Parlamentit Europian, e papranueshme!

08/05/2026
DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

Vrasja e Ismailit, ishte jashtë konfliktit që ndodhi në lokal, ndaloi rrëmbimin

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Aksident në Vlorë, këmbësorja çohet me urgjencë në spital

Ashpërsohen masat ndaj shkeljeve në udhëtim me makinë e motor, çfarë pritet të ndryshojë në Kodin Rrugor

08/05/2026
Berisha: Heshtja mediatike për raportin e Parlamentit Europian, e papranueshme!

Berisha: Heshtja mediatike për raportin e Parlamentit Europian, e papranueshme!

08/05/2026
DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

Vrasja e Ismailit, ishte jashtë konfliktit që ndodhi në lokal, ndaloi rrëmbimin

08/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.