Seksioni për Narkotikët në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Skrapar kanë finalizuar me sukses operacioni anti-droge i koduar “CEROVA”. Si rezultat i të cilit ka rënë në pranga 27 vjeçari Ermal Hoxha, banues në fshatin Cerovë në Skrapar.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e policisë në banesën e tij iu gjetën dhe u sekuestruan 54 kg lënd narkotike marijunë. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale
”Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.





