Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

3 pikë të arta/Edi Rama, humbëm lojën por bëmë diferencën me Beogradin

09/10/2015
3 pikë të arta/Edi Rama, humbëm lojën por bëmë diferencën me Beogradin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama tha sot në një dalje për mediat se Shqipëria bëri mbrëmë diferencën në sytë e botës e cila po priste kushedi cdo të ndodhte.

“Gazetat e botës deri në SHBA shkruajnë për ndeshjen ditës Shqipëri-Serbi. Askush vec nesh nuk ishte i interesuar për rezultatin. Ato shkruanin se nuk e dinin se cfarë do të ndodhte pas shfaqjes së turpshme në Beograd dhe se po zhvillohej ndeshja kthimit për derbin e Ballkanit.

Të gjithë ne shqiptarët jemi gdhirë të palumtur për shkak të rezultatit dhe jemi befasuar për atë cfarë ndodhi. Nëse në fushën e lojës nuk ia dolem dot, mbajtja lart e nivelit të kulturës sportive i ka dhënë 3 pikë të arta Shqipërisë si vend dhe si popull. Ky nuk është ngushëllim për humbjen e lojës. Tifozët kuqezinj u treguan fantastikë në mbështetjen e skuadrës por kishte dallim mes frymës mbytëse të stadiumit të Beogradit dhe pamjes festive të Elbasan Arenës. Për 90 minuta nuk u vu re asnjë fyerje për sportistët serbë, përkundrazi u duartrokit kapiteni serb pasi la lojën për shkak të dëmtimit. Dua tu përulem me mirënjohje më të madhe të gjithë atyre sportdashësve që mundësuan kalimin me sukses të kësaj situatë të vështirë”.

Kryeministri tha se stadiumi kishte entusiazëm në të gjitha anët ndryshe nga sa thuhet për mungesë tifozllëku dhe shkallë të mbushura më njerëz të administratës publike.

“Ka një pakicë që besnikërinë ndaj kombëtares e kushtëzon me sa pikë dhe jo me sa përkushtim luan kombëtarja, e humbi dje rastin për ta njollosur Shqipërinë dhe i ka mbetur vetëm lumi i vrerit në rrjetet sociale”, qortoi Rama kritikët e tij për politizim të skajshëm të ndeshjes.

Rama duke folur si ish-sportist tha se lojtarët tanë kishin një barrë të madhe psikologjikë që kush nuk e ka luajtur nuk e merr me mend sa vështirë është të menaxhohet.

Në fund Kryeministri tha se “ne nuk kemi jetuar ndonjëherë në ethet e kualifikimit të evropianit. Ky ekip dhe ky trajner që kemi sot meriton një monument te zemrën tonë për atë cfarë kanë bërë deri këtu. Shqipëtarët janë një popull trainerësh, ka thënë Loro Borici të cilët kur fitojnë të ngrejnë në qiell dhe kur humb të futin shtatë pash në dhe. Por kombëtarja është ende aty dhe do të vazhdojmë ti mbështesim drejt Francës. Shqipëria bëri dje diferencën për botën dhe për vete”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Vritet me thikë shefi i policisë në Paris, dyshohet për akt terrorist

Policia e Shtetit konfirmon arrestimin e Eemal Beqirit. U kap nga Forcat Ajrore dhe të Hapësirës në Francë

28/07/2026
Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

28/07/2026
Niveli i ndotjes së ajrit në Tiranë, tri herë më i lartë se norma e lejueshme

Shqipëria primitive, si e përshkruan raporti i DASH vendin: Mos pini nga çesma, mos udhëtoni natën, Tirana e ndotur

28/07/2026
Dhimbje për aktivistin dhe biznesmenin e njohur shqiptar, humb bashkëshorten

Dhimbje për aktivistin dhe biznesmenin e njohur shqiptar, humb bashkëshorten

28/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vritet me thikë shefi i policisë në Paris, dyshohet për akt terrorist

Policia e Shtetit konfirmon arrestimin e Eemal Beqirit. U kap nga Forcat Ajrore dhe të Hapësirës në Francë

28/07/2026
Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

28/07/2026
Niveli i ndotjes së ajrit në Tiranë, tri herë më i lartë se norma e lejueshme

Shqipëria primitive, si e përshkruan raporti i DASH vendin: Mos pini nga çesma, mos udhëtoni natën, Tirana e ndotur

28/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.