Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjermani, shqiptarët ruajnë vendin e parë si azilkërkues edhe për muajin gusht

12/09/2015
Gjermani, shqiptarët ruajnë vendin e parë si azilkërkues edhe për muajin gusht
Share on FacebookShare on Whatsapp

Fluksi i azilkërkuesve nga Shqipëria në Gjermani nuk u ndal as në gusht, pavarësisht forcimit të masave nga qeveria Merkel dhe thirrjeve të vazhdueshme të autoriteteve shqiptare. Sërish shqiptarët u renditën të dytët pas sirianëve me 8306 kërkesa, rreth 700 më shumë se në korrik.
Por në dallim nga korriku, gushti shënoi rënie të ritmit të rritjes së kërkesave për azil, ndërsa korriku pati 1700 kërkesa më shumë se muaji pararendës, qershor. Por ajo që mbetet shqetësuese është se shqiptarët renditen të parët nga Ballkani Perëndimor dhe të vetmit, prej nga rritja vijon me ritme të mëdha.
Vendet e tjera kanë ulur ndjeshëm fluksin. 2479 kërkesa u regjistruan nga Serbia dhe 1470 nga Maqedonia. Ndërsa fluksi nga Kosova ka rënë në kuota minimale në vetëm 781 kërkesa për Gushtin, nga 1395 për Qershorin.
Për periudhën Janar – Gusht, shqiptarët renditen sërish të dytët pas sirianëve për numrin e aplikimeve për azil. Ata kanë bërë mbi 38 mijë kërkesa, duke lënë pas edhe kosovarët, që mbanin vendin e dytë deri në Korrik.
Fluksi i shqiptarëve vijon të jetë i lartë pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të autoriteteve gjermane dhe atyre shqiptare, se shtetasve nga Ballkani Perëndimor nuk u jepet azil politik. Pjesa dërrmuese e azilantëve nga rajoni kanë motive ekonomike.
Të dielën e kaluar, qeveria gjermane shpalli nisjen e procedurave për t’i shpallur vende të sigurta origjine, një hap që do ta ndërmarrë shumë shpejt edhe Komisioni Europian.
Për muajin Gusht, mbi 36 mijë kërkesa për azil u regjistruan në total në Gjermani, duke e çuar këtë shifër në mbi 231 mijë prej fillimit të vitit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

04/08/2026
Garancia për aeroportin e Vlorës e dëmshme si koncesioni për Rinasin

Qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës së Aeroportit të Vlorës

04/08/2026
DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

04/08/2026
Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

Nis procedura për ekstradimin e Ermal Beqirajt nga Franca

04/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

04/08/2026
Garancia për aeroportin e Vlorës e dëmshme si koncesioni për Rinasin

Qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës së Aeroportit të Vlorës

04/08/2026
DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

04/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.