Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

LAZARAT/ Të arrestuarit në vendin e krimit për rindërtimin e vrasjes së oficerit të RENEA-s

09/07/2015
LAZARAT/ Të arrestuarit në vendin e krimit për rindërtimin e vrasjes së oficerit të RENEA-s
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kur kanë kaluar më shumë se dy javë nga sulmi ndaj RENEA-s në Lazarat, ku u vra Oficeri Ibrahim Basha, Prokuroria për Krimet e Rënda vazhdon veprimet për rindërtimin e të gjithë dinamikës së ngjarjes. Hetuesit pritet të kryejnë një eksperiment në vendin ku u qëllua mbi policinë.
Burime nga Prokuroria për Krimet e Rënda konfirmojnë se në ditët në vijim pritet që disa nga të arrestuarit do të dërgohen në Lazarat, pikërisht në vendin ku RENEA-a u gjet nën breshërinë e armëve.
Sipas grupit hetimor, ata do të shpjegojnë mënyrën se si kanë qenë të organizuar, pozicionet e gjithsecilit dhe detyrat që u ishin caktuar. Të njëjtat burime saktësuan se fillimisht do të dërgohen në vendin ku ndodhi krimi, Xhulio Malo dhe Klodian Selimi.
Këta janë dy të akuzuarit që kanë pranuar të flasin deri tani dhe të jenë bashkëpunues me autoritet. Sipas grupit hetimor, dy të rinjtë do të shpjegojnë se, ku kanë qenë vendosur të gjithë anëtarët e grupi të zjarrit.
Nëse prokurorët do të shohin të arsyeshme do të dërgojnë në Lazarat dhe personat  e tjerë të arrestuar deri tani.
Nga dëshmitë e marra nga 17-vjeçari Malo është mundur të mësohet se kanë qenë 11 persona në grupin e zjarrit. 5 nga ata kanë pasur detyrë të qëllojë drejtpërdrejt mbi policinë. Pjesa tjetër do të qëllonte në ajër nga pozicione të ndryshme për të çorientuar policinë.
Nga ky veprim hetuesit do të kenë një ide më të saktë se kush ka qëlluar ndaj furgonit ku u vra një efektiv dhe u plagosën dy të tjerë. Një veprim tjetër që do të ndërmerret këto ditë është dhe krehja e zonës së krimit për të gjetur predhën më të cilën është qëlluar Ibrahim Basha.
Në këtë mënyrë do të përcaktohet edhe arma e saktë nga e cila ka dalë plumbi. Nga dyshime paraprake sipas prokurorëve është një armë e kalibrit të rëndë, duke rrëzuar teorinë se ai është qëlluar nga një snajper.
Të gjitha armët e gjetura në Lazarat janë në Policinë Shkencore, për ekzaminim balistik. Ajo çfarë është më e rëndësishme, për grupin hetimor aktualisht, është gjetja e armës që ka qëlluar mbi policin në 24 qershor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.