Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Sa më masive protesta, aq më shpejt shkërmoqet narko-shteti! Rezerva për ndonjë slogan nuk ndikon mbështetjen

27/08/2026
Berisha: Sa më masive protesta, aq më shpejt shkërmoqet narko-shteti! Rezerva për ndonjë slogan nuk ndikon mbështetjen
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje demokratëve që të mbështesin protestën qytetare, ndërsa e cilëson pjesëmarrjen masive si mënyrën më të shpejtë për t’i dhënë fund, sipas tij, “narko-shtetit”.

Në fjalën e tij në mbledhje e Këshillit Kombëtar të PD, Berisha tha se pas 90 ditësh protestë kanë dështuar akuzat ndaj Partisë Demokratike se kishte për qëllim përçarjen, përvetësimin apo manipulimin e protestës.

Ai deklaroi se demokratët do të vijojnë të marrin pjesë në protestë, pasi kërkesat e saj, sipas tij, përkojnë me kauzat për të cilat PD ka luftuar gjatë viteve të fundit.

“Mirënjohje të pakufishme ndaj të gjithë atyre dhjetëra mijëra të rinjve dhe të rejave, pa parti, anëtarë të shoqërisë civile apo të forcave të ndryshme politike, që me guximin, sakrificën e tyre shndërruan këtë verë në verën e shpresës së madhe të shqiptarëve dhe verën e ferrit të vërtetë për regjimin antishqiptar të Edi Ramës”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, pjesëmarrja e demokratëve në protestë është me rëndësi për demokracinë shqiptare.

“Sa më masive protesta, aq më shpejt shkërmoqet narkoshteti”, deklaroi ai.

Berisha tha gjithashtu se PD do të mbështesë protestuesit dhe do të denoncojë, sipas tij, çdo rast dhune ndaj tyre, përmes mediave, parlamentit dhe rrjeteve sociale.

Duke iu referuar sloganeve të përdorura gjatë protestave, kreu i PD-së tha se, pavarësisht rezervave që mund të ketë partia për slogane të caktuara, nuk është koha për polemika me individë apo grupe.

“Është koha e sulmit, e sulmit dhe vetëm sulmit mbi Edi Ramën”, deklaroi Berisha.

Ai paralajmëroi gjithashtu se me nisjen e punimeve të parlamentit, grupi parlamentar i PD-së do të kërkojë që pesë kërkesat e protestës të kthehen në objekt të debatit parlamentar.

Berisha tha se grupi parlamentar demokrat ka hartuar dhe dorëzuar në parlament propozime për anulimin e ligjeve të kërkuara nga protestuesit, por pretendoi se ato janë mbajtur në sirtarë, me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Në përfundim, Berisha u bëri thirrje demokratëve dhe opozitarëve që të mbështesin protestën “pa kushte”, duke e cilësuar këtë si një detyrë të tyre politike.r.p

Po ndodh

“E kapën mat”/ Protestuesit përballen me Belinda Ballukun, thirrje: “O hajdute”, “Rama në burg, Belinda në burg”

“E kapën mat”/ Protestuesit përballen me Belinda Ballukun, thirrje: “O hajdute”, “Rama në burg, Belinda në burg”

14/09/2026
Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

“Po e merr aeroportin për t’ia dhënë Ron Yeffet”. Akuza e Pacollit qeverinë shqiptare në arbitrazh

13/09/2026
Qepeni gojën”/ Përplasje mes Ramës dhe përfaqësuesve të Poliçanit në Berat

Qepeni gojën”/ Përplasje mes Ramës dhe përfaqësuesve të Poliçanit në Berat

13/09/2026
Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

13/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“E kapën mat”/ Protestuesit përballen me Belinda Ballukun, thirrje: “O hajdute”, “Rama në burg, Belinda në burg”

“E kapën mat”/ Protestuesit përballen me Belinda Ballukun, thirrje: “O hajdute”, “Rama në burg, Belinda në burg”

14/09/2026
Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

“Po e merr aeroportin për t’ia dhënë Ron Yeffet”. Akuza e Pacollit qeverinë shqiptare në arbitrazh

13/09/2026
Qepeni gojën”/ Përplasje mes Ramës dhe përfaqësuesve të Poliçanit në Berat

Qepeni gojën”/ Përplasje mes Ramës dhe përfaqësuesve të Poliçanit në Berat

13/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.