Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Durrës, prokuroria sekuestron pasuritë e familjes Tepshi, të arrestuar nga “Ricarica 2013”

09/07/2015
Durrës, prokuroria sekuestron pasuritë e familjes Tepshi, të arrestuar nga “Ricarica 2013”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Durrësit ka vendosur sekuestro paraprake për disa pasuri të familjes Tepshi, pjesëtarë të së cilës u arrestuan në kuadër të operacionit “Ricarica 2013”.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se janë nën sekuestro 8 apartamente, një vilë, një lokal dhe një pikë karburanti, të regjistruar në emër të disa anëtarëve të kësaj familje, të dyshuar nga autoritetet italiane si pjesëtarë të një organizate kriminale, të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike në Itali.
Krahas masës së arrestit, Prokuroria i kërkoi sot gjykatës leje për të vendosur këtë sekuestro mbi pasuritë e personave të arrestuar, me dyshim se mund të jenë të prejardhura nga veprimtaria e dyshuar kriminale në Itali.
ricarica“Gjatë ditës së sotme (datë 09. 07. 2015), gjykata e Durrësit, me kërkesë të Prokurorisë, ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 6 shtetasit e dyshuar nga autoritetet italiane si pjesë e kësaj organizate kriminale. Kjo masë është vendosur në pritje të materialit të plotë nga ana e autoriteteve italiane për ekstradimin e tyre në Itali. Paralelisht me masat e sigurisë, Prokuroria e Durrësit ka marrë lejen nga gjykata për të vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e shtetasve të arrestuar, me dyshimin e arsyeshëm se mund të jenë të prejardhura nga veprimtaria e dyshuar kriminale në Itali”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Gjatë të enjtes, Prokuroria ka vendosur sekuestro preventive në pasuritë e regjistruara në këta persona në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, si edhe në llogaritë bankare të tyre në bankat e nivelit të dytë.


Për më shumë mund të lexoni edhe …

/web/Durres_arrestohen_6_persona_te_shpallur_ne_kerkim_nga_Italia_per_krime_dhe_trafiqe_4442_1.php

Si edhe …

/web/Durres_gjykata_vendos_arrest_ne_burg_per_biznesmenet_e_kokaines_4528_1.php

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Berisha: Sa më masive protesta, aq më shpejt shkërmoqet narko-shteti! Rezerva për ndonjë slogan nuk ndikon mbështetjen

Berisha: Sa më masive protesta, aq më shpejt shkërmoqet narko-shteti! Rezerva për ndonjë slogan nuk ndikon mbështetjen

27/08/2026
Berisha: Arrestimi i Agasit i negociuar nga Rama, u bënë përpjekje ta paraqesin si të zhdukur si Ervis Martinin

Berisha: Arrestimi i Agasit i negociuar nga Rama, u bënë përpjekje ta paraqesin si të zhdukur si Ervis Martinin

27/08/2026
Maks Haxhia pas takimit me Ergys Agasin: Çfarë ka thënë Agasi për akuzat

Maks Haxhia pas takimit me Ergys Agasin: Çfarë ka thënë Agasi për akuzat

27/08/2026
Policia: Kërcënim për bombë në disa institucione, kontrolle kudo

Policia: Kërcënim për bombë në disa institucione, kontrolle kudo

27/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Sa më masive protesta, aq më shpejt shkërmoqet narko-shteti! Rezerva për ndonjë slogan nuk ndikon mbështetjen

Berisha: Sa më masive protesta, aq më shpejt shkërmoqet narko-shteti! Rezerva për ndonjë slogan nuk ndikon mbështetjen

27/08/2026
Berisha: Arrestimi i Agasit i negociuar nga Rama, u bënë përpjekje ta paraqesin si të zhdukur si Ervis Martinin

Berisha: Arrestimi i Agasit i negociuar nga Rama, u bënë përpjekje ta paraqesin si të zhdukur si Ervis Martinin

27/08/2026
Maks Haxhia pas takimit me Ergys Agasin: Çfarë ka thënë Agasi për akuzat

Maks Haxhia pas takimit me Ergys Agasin: Çfarë ka thënë Agasi për akuzat

27/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.