Prokuroria i ka komunikuar sot akuzat Sokol Mjacajt. Burime nga organi i akuzës, bën të ditur se Sokol Mjacaj është nën akuze për “vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen” e dy shtetasve çekë Michael Svatos e Anna Kossinova dhe “armëmbajtje pa leje”.
Mësohet se nesër Sokol Mjacaj do të paraqitet para gjykatës, për tu njohur edhe me masën e sigurisë.





