Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOSJA/ Babai denoncoi Sokol Mjacajn si bashkëpunëtor në vrasjen e 13-vjeçarit në vitin 2010

07/07/2015
DOSJA/ Babai denoncoi Sokol Mjacajn si bashkëpunëtor në vrasjen e 13-vjeçarit në vitin 2010
Share on FacebookShare on Whatsapp

Fran Mjacaj, babai i Sokol Majcaj, ka qenë personi i cili për ngjarjen e viti 2010, kur u vra fëmija 13-vjeçar, Agim Lera, “ka vënë gishtin” mbi djalin  e tij, si një nga bashkëpunëtorët apo që kishte dijeni për këtë krim.
Ky fakt zbulohet nga dosja gjyqësore, në ngarkim të Sokol Mjacajt dhe vëllezërve Besnik dhe Edmond Kodra, të akuzuar, gjykuar e dënuar për vrasjen e 13-vjeçarit Agim Lera.
Sikurse mësohet nga dosja gjyqësore, gjatë hetimeve paraprake, Fran Mjacaj kishte deklaruar se kishte dyshime dhe bindje se djali i tij, i pandehuri Sokol Mjacaj kishte dijeni se ku mund të ishte personi i humbur (viktima 13-vjeçare) si dhe për veprimet kriminale të kryera ndaj tij.

Dëshmia e Fran Mjacaj, babait të Sokolit

sokol mjacaj ne liriBabai i Sokol Mjacajt, Fran Mjacaj, në seancë gjyqësore ka deklaruar se, “…kam marrë Sokolin mënjanë dhe e kam pyetur, ‘Sokol, me sa shoh ka mbaruar kjo punë, ku është djali i Gjergj Lerës?’, dhe ai m’u përgjigj: ‘pasi më mori Edmond Kodra në telefon me telefonin e Agim Lerës, unë e pyeta përse më more me numrin e Agim Lerës dhe ai u përgjigj, i kam bërë një gjilpërë, e kam mbyt’. Atëherë unë ua dhashë djalin me vete personave që ishin te shtëpia ime, të cilët së bashku me djalin tim u larguan në kërkim të Agim lerës”.
Në bazë të kësaj dëshmie, gjykata konstaton se dëshmitari Fran Mjacaj, në mënyrë të qartë ka shpjeguar se djali i tij, i pandehuri Sokol Mjacaj, është në dijeni të plotë të vrasjes. Kjo, pasi ai gjatë dëshmisë është shprehur, se, “Sokoli e di, sepse i ka çuar te vendi i vrasjes. Djali im i di edhe arsyet se përse është vrarë Agim Lera”.
Dëshmitari Fran Mjacaj, duke iu referuar bisedës tërësisht intime që ka bërë me djalin e tij, të pandehurin Sokol Mjacaj, ditën e ngjarjes, deklaroi se, “Sokoli i ka rrëfyer atij që, atë ditë është nisur në drejtim të fshatit atje ku kishte lënë takim me Agim Lerën dhe te vendi i quajtur ‘Laster të Gjonit’, ka gjetur Agim Lerën që po priste. Më pas aty kanë shkuar dhe të pandehurit Besnik e Edmond Kodra, ku kanë ecur të katërt së bashku në drejtim të fshatit. Në këtë kohë Besniku dhe Edmondi kanë filluar ta ngacmojnë Agimin me fjalë ofenduese dhe me duar, dhe më pas ka ndodhur vrasja në afërsi të lumit…”.

Vendimet e Shkalës së Parë dhe Apelit të Shkodrës

sokol mjacaj, gjykate 2010Sokol Mjacaj, i dyshuar për vrasjen e dy turistëve çekë Michael Svatos e Anna Kasinova në fshatin Prekal të Dukagjinit, është dënuar me 10 vite burg në dhjetor të 2011-ës nga Gjykata e Shkallës së Parë e Shkodrës, për akuzën e “vrasjes për shkak të cilësive të veçanta të viktimës”, kryer në bashkëpunim, në dëm të 13- vjeçarit Agim Lera.
Në një kohë që gjykatësit e Shkallës së Parë e cilësonin atë fajtor për vrasje, për gjykatësit e Apelit, Sokol Mjacaj nuk ishte bashkëpunëtor në vrasjen e fëmijës, por kishin krijuar bindjen se ai u ka krijuar kushte dy të pandehurve Besnik e Edmond Kodra (vëllezër) për ta kryer krimin si dhe nuk kishte treguar për vrasjen. Për pasojë, me një vendim të datës 4 janar 2013, Gjykata e Apelit Shkodër (treshja gjykuese e kryesuar nga Musa Halili dhe anëtarë Fuat Vjerdha dhe Luan Dervishi), e ndryshoi kualifikimin e veprës penale dhe dënoi Sokol Mjacajn me 4 vite burg, për akuzat e “sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” dhe “moskallëzimit të krimit”, duke bërë që ai të fitonte shpejt lirinë.
Të dyja shkallët e gjyqësorit janë bazuar te dëshmitë e vetë të pandehurit Sokol Mjacaj dhe babait të tij, Fran Mjacaj, ndonëse i kanë interpretuar në mënyra të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 31/ Protestë maratonë që nga ora 10 paradite: “Rama jep dorëheqjen”

DITA 31/ Protestë maratonë që nga ora 10 paradite: “Rama jep dorëheqjen”

30/06/2026
DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

Berisha në Asamblenë politike të PPE: Protestat qytetare një reagim i gjerë kundër qeverisë

30/06/2026
Gjiri i Lalzit, i rrëmben dallga – shpëtohen pesë persona

SPAK çon në gjykatë dosjen e Rrumit, tjetërsim pronash në Lalëz dhe Kepi i Rodonit

30/06/2026
Protesta para Policisë së Tiranës për 6 të arrestuarit: “Lironi çunat”

Protesta para Policisë së Tiranës për 6 të arrestuarit: “Lironi çunat”

30/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 31/ Protestë maratonë që nga ora 10 paradite: “Rama jep dorëheqjen”

DITA 31/ Protestë maratonë që nga ora 10 paradite: “Rama jep dorëheqjen”

30/06/2026
DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

Berisha në Asamblenë politike të PPE: Protestat qytetare një reagim i gjerë kundër qeverisë

30/06/2026
Gjiri i Lalzit, i rrëmben dallga – shpëtohen pesë persona

SPAK çon në gjykatë dosjen e Rrumit, tjetërsim pronash në Lalëz dhe Kepi i Rodonit

30/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.