Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Si u zbulua vrasësi i turistëve çekë dhe dëshmia e plotë e Sokol Mjacaj para hetuesve

06/07/2015
Si u zbulua vrasësi i turistëve çekë dhe dëshmia e plotë e Sokol Mjacaj para hetuesve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sokol Mjacaj, 20-vjeçari i dyshuar për vrasjen e çiftit të turistëve çekë, është zbuluar nga një telefon. Përveç gjurmëve të shumta që ai la në vendin e vrasjes së çiftit çek, i dyshuari ka marrë një celular të njërit prej viktimave dhe ia ka shitur një djali në një lokal pranë fshatit Prekal. Burime të prokurorisë pohuan se grupi hetimor ka lokalizuar celularin e vjedhur dhe ka gjetur blerësin.
Personi që kishte blerë nga Mjacajt telefonin e çekëve është marrë në pyetje dhe ka pohuar se ishte pikërisht 20- vjeçari i dyshuar për krimin, që ia ka shitur atij celularin.
Ndërkohë, Sokol Mjacaj ka pranuar para hetuesve autorësinë e vrasjes së çiftit çek gjatë mbrëmjes së të premtes. Ai ka shpjeguar para hetuesve të gjitha detajet e ngjarjes, ku humbën jetën 27-vjeçari Michael Svatos dhe 36-vjeçarja Anna Kasinova. Mjacaj u ka thënë hetuesve se ka hipur në makinë nën kërcënimin e armës dhe se i ka qëlluar dy çekët sepse tentuan t’i merrnin automatikun.

Dëshmia e plotë e Sokol Mjacaj


Sokol, pse i qëllove dy turistët çekë?
Unë doja vetëm t’u merrja makinën, nuk doja që t’i vrisja.


Si hipe në makinën e turistëve?
Në makinën e dy çekëve hipa në fshatin Lotaj. Pasi pashë makinën e tyre, dola në rrugë dhe nën kërcënimin e automatikut hipa në makinë. Udhëtova me ata të dy deri në fshatin Prekal dhe aty i qëllova në kokë.


Përse i qëllove, kur kishe në plan vetëm të merrje makinën?
Unë nuk doja t’i vrisja, por më doli situata jashtë kontrollit. Gjatë rrugës u thashë dy çekëve që të ndalonin makinën dhe ata të dy të zbrisnin, sepse nuk doja t’u bëja gjë, por çeku tentoi të më merrte automatikun dhe aty e qëllova dy herë në kokë. Më pas qëllova vajzën në kokë. Pas kësaj, doja vetëm të ikja dhe u largova nga vendi i ngjarjes.


Kush të ndihmoi për t’u larguar nga vendi i ngjarjes?
Nuk më ndihmoi asnjë person, të gjithë planin e kam bërë vetë. Pasi pashë që kisha qëlluar dy çekët, u largova në këmbë, doja vetëm të ikja. Gjysmën e rrugës e kam bërë në këmbë dhe gjysmën me motor, i cili drejtohej nga një person që nuk e njihja. Ai doli rastësisht në rrugë dhe unë e detyrova të më çonte atje ku doja dhe pastaj e lashë të ikte. Te shtëpia që u strehova, kalova natën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 31/ Protestë maratonë që nga ora 10 paradite: “Rama jep dorëheqjen”

DITA 31/ Protestë maratonë që nga ora 10 paradite: “Rama jep dorëheqjen”

30/06/2026
DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

Berisha në Asamblenë politike të PPE: Protestat qytetare një reagim i gjerë kundër qeverisë

30/06/2026
Gjiri i Lalzit, i rrëmben dallga – shpëtohen pesë persona

SPAK çon në gjykatë dosjen e Rrumit, tjetërsim pronash në Lalëz dhe Kepi i Rodonit

30/06/2026
Protesta para Policisë së Tiranës për 6 të arrestuarit: “Lironi çunat”

Protesta para Policisë së Tiranës për 6 të arrestuarit: “Lironi çunat”

30/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 31/ Protestë maratonë që nga ora 10 paradite: “Rama jep dorëheqjen”

DITA 31/ Protestë maratonë që nga ora 10 paradite: “Rama jep dorëheqjen”

30/06/2026
DITA 29/ Protestuesi Kola: Rama duhet të shkojë në burg, t’i konfiskohet pasuria

Berisha në Asamblenë politike të PPE: Protestat qytetare një reagim i gjerë kundër qeverisë

30/06/2026
Gjiri i Lalzit, i rrëmben dallga – shpëtohen pesë persona

SPAK çon në gjykatë dosjen e Rrumit, tjetërsim pronash në Lalëz dhe Kepi i Rodonit

30/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.