Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Safet Gjici keqpërdor drejtuesit e shkollave, shpërndan përgjigjet e testeve për maturantët

10/06/2015
FOTO/ Safet Gjici keqpërdor drejtuesit e shkollave, shpërndan përgjigjet e testeve për maturantët
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Denoncojmë me shumë forcë këtë rast si veprim banditesk dhe ndërhyrje në jetën e një brezi të ri, të cilit i thuhet se ju nuk keni të ardhme, në qoftë se s’lidheni me ne, në qoftë se s’bëni pazar dhe nuk ndërtoni marrëdhëniet me ne…”
 
Koordinatori i PD-së në zgjedhjet lokale për Bashkinë Kamëz, Jemin Gjana, ishte sot para mediave për të denoncuar përdorimin e administratës dhe veçanërisht të mësuesve dhe maturantëve të shkollave të mesme për zgjedhjet e 21 qershorit nga kandidati i PS-së, Safet Gjici, dhe Zyra Arsimor Kamëz.
gjana reagim (8)Në prononcimin e tij Gjana tha se, “Çështja që duam të denoncojmë ka të bëjë me maturantët. Kamza dhe Paskuqani së bashku kanë gjashtë shkolla të mesme, një shkollë private po të mesme, një shkollë profesionale të mesme dhe gati 1700 – 2000 maturantë gjithsej. Sot ne duam të denoncojmë veprimin arbitrar me maturantët e shkollave të mesme, ku teste të gatshme po u jepen maturantëve bazuar mbi bindjet politike të familjarëve në mënyrë krejt të turpshme. Këto teste ose u janë dhënë që jashtë pa hyrë në provim, ose u janë çuar me telefona ku maturantëve të përzgjedhur nga ata nuk u është ndaluar përdorimi i tyre. Kjo është një praktikë e shëmtuar, është bërë në provimin e letërsisë dhe vazhdoi futja testeve të zgjidhura edhe me provimin e matematikës tek maturantët, me qëllim për të përfituar vota prej maturantëve dhe familjeve të tyre. E dyta që duam të denoncojmë është praktika që kanë ofruar provimet para datës 21 qershor dhe po u ofrojnë para për mbrëmjen e maturës brenda datës 20 qershor, me qëllim përsëri për të ndikuar për një grusht votash”.
sg3_copy_1Pyetjes së gazetarit nëse do t’i denonconin këto raste, sepse përbëjnë shkelje, Gjana iu përgjigj se, “Natyrisht që ne kemi përgatitur dosje dhe po përpiqemi të çojmë te misionet e vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it, sigurisht po përgatisim dosje për të denoncuar veprimtari të paligjshme. Në aktivitetin e fëmijëve më 1 qershor duket qartë që Zyra Arsimore Kamëz është angazhuar në mbështetje të Gjicit ku në foto duket drejtoresha e shkollës 9-vjeçare ‘Hillari Klinton’ dhe përgjegjësja e kopshtit Qendër-Kamëz etj. Dënojmë me ashpërsi përdorimin e administratës dhe presionin ndaj saj për të qenë në aktivitete elektorale të Safet Gjicit si veçanërisht fort përdorimin e fëmijëve për fushatë dhe kërkojmë që t’i jepet fund kësaj praktike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, largohet drejtori i Elbasanit dhe Beratit, lëvizje edhe në Korçë dhe Tiranë

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.