Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lulzim Basha në Korçë: Rama – Meta të verbuar në rendjen e tyre pas luksit e korrupsionit

18/04/2015
Lulzim Basha në Korçë: Rama – Meta të verbuar në rendjen e tyre pas luksit e korrupsionit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi sot kandidatin e PD-së për bashkinë e Korçës, Rektorin Gjergji Mero dhe kandidatin për bashkinë e Maliqit doktorin Xhevdet Belishta, ndërsa akuzoi qeverinë se po fut në burg qytetarët dhe po mbron deputetët.
Gjatë fjalës së tij në protestën e PD-së në qytetin juglindor, Lulzim Basha theksoi se në Korçë nuk ka më punë dhe mirëqenie.
“Nuk ka punë në Korçë, nuk ka zhvillim në Korçë, nuk ka mirëqenie në Korçë. Në fytyrat e të rinjve dhe të reja të Korçës nuk shohim melankolinë romantike të serenatave por dëshpërimin e papunësisë skamjes. Varfëria ka hedhur rrënjë thellë këtu në Korçë. Ata sot kanë pushtin dhe paratë por harrojnë se nuk kanë bërë asnjë gjë dhe nuk mund të kenë asnjë gjë sepse nuk kanë me vete qytetarët, korçarët, shqiptarët. I braktisën ata shqiptarët të verbuar në rendjen e tyre pas luksit e korrupsionit por janë të mjerë dhe nuk e kuptojnë s ky shesh është pasuria më e madhe luksi më i madh drita më e madhe. Është shpirti i lirë që kërkon punë dhe dinjitet”, u shpreh Basha.
Kreu i PD-së Lulzim Basha u shpreh se Korça e kulturës nuk ka asgjë të përbashkët me dyshen Rama-Meta dhe çibanët e tyre. Ai e cilësoi kullën e ngritur në qendër të qytetit si kullën e korrupsionit.
“Çfarë ka të përbashkët Korça e kulturës që ka parë botë me sy me ketë qeveri, parlament, administratë, me këtë palo-bashkiak, zëvendësues të oligarkut që u rrit në detyrë se i mori dinjitetin qytetit dhe ngriti kullën e korrupsionit për hesap të Ramës e jo qytetarëve. Kulla e turpit, por emri i vërtetë është kulla e korrupsionit, kjo ngrehinë e shëmtuar që i vret sytë sa me mungesën e estetikës, aq me simbolin e keqqeverisjes që po shtrëngon lakun në fytin e shqiptarëve”, tha Basha.
Më tej Basha prezantoi kandidatin e PD-së për bashkinë e Korçës, Rektorin Gjergji Mero dhe kandidatin për bashkinë e Maliqit doktorin Xhevdet Belishta. Ai i bëri apel qytetarëve të Korçës që të votojnë kandidatin e PD-së.

Po ndodh

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.785 artikuj gjithsej