Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KQZ, sot afati i fundit për regjistrimin e anëtarëve KZAZ-ve

09/04/2015
KQZ, sot afati i fundit për regjistrimin e anëtarëve KZAZ-ve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sot është dhe afati i fundit për regjistrimin e anëtarëve me të cilët do të përfaqësohen në komisionet zonale të administrimit zgjedhor (KZAZ), ndërsa 14 prilli është afati i fundit për regjistrimin e partive politike. Regjistrimi i kandidatëve të partive politike ka afat deri në 18 prill. Sipas KQZ-së, brenda datës 9 prill partitë politike duhet të sjellin propozimet për anëtarë në KZAZ-të; brenda datës 12 prill KQZ duhet të emërojë anëtarët e këtyre komisioneve dhe ngritjen e tyre. Ndërsa 18 prilli do të shënojë afatin final për regjistrimin e komiteteve nismëtare në KZAZ.
KZAZ-ja përbëhet nga 7 anëtarë dhe sekretari, të cilët emërohen nga KQZ-ja, sipas procedurës së mëposhtme: dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e shumicës parlamentare; dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e opozitës parlamentare; një anëtar propozohet nga partia e dytë e shumicës parlamentare dhe një anëtar propozohet nga partia e dytë e opozitës parlamentare. Ndërsa anëtari i shtatë propozohet në gjysmën e KZAZ-ve nga partia e parë e shumicës parlamentare, kurse gjysma tjetër nga partia e parë e opozitës parlamentare.
Referuar numrit të votave të fituara për këshillat vendorë në shkallë vendi dhe përfaqësimit në Kuvend, partia e parë dhe e dytë e shumicës parlamentare, të cilave u lind e drejta të propozojnë anëtarë në KZAZ për zgjedhjet vendore të qershorit, janë Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
Ndërsa, partia e parë dhe e dytë e opozitës parlamentare, të cilave u lind e drejta të propozojnë anëtarë në KZAZ, janë Partia Demokratike dhe Partia Republikane. Ndërsa, anëtari i shtatë do të përzgjidhet në bazë të shortit që hidhet në KQZ.


Afatet e KQZ-së
9 prill 2015 –
afati i fundit për dorëzimin e propozimeve të kandidaturave për anëtar të KZAZ-ve.
12 prill 2015 – afati i fundit i KQZ-së për emërimin e anëtarëve të KZAZ-ve
14 prill 2015 – data e konstituimit të KZAZ-ve dhe mbledhjes së parë të tyre
14 prill 2015 – afati i fundit për regjistrimin e partive politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e datës 21 qershor
18 prill 2015 – afati i fundit për depozitimin e kërkesave nga Komitetet nismëtare për paraqitjen e kandidateve të propozuar nga zgjedhësit.

 
 
 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.