Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Banorët e Marinzës akuzojnë ministrin Beqaj: Mos na mashtroni, po sëmuremi nga gazi

07/04/2015
Banorët e Marinzës akuzojnë ministrin Beqaj: Mos na mashtroni, po sëmuremi nga gazi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është përballur me zemërimin e banorëve të Marinzës, mëngjesin e sotëm. Banorët e kanë pritur vizitën e ministrit për tu mbledhur në formën e një proteste, duke kërkuar nga qeveria zgjidhje për katastrofën që është krijuar në fshatin e tyre pas shpërthimeve në puset e naftës nga kompania kanadeze “Bankers Petroleum”.
Premtimet e Beqaj se shteti i jep garancinë e plotë se është i interesuar për shëndetin e tyre dhe se në dispozicion janë vënë autobote me ujë të pijshëm si dhe do të bëhet kontrolli shëndetësor për të gjithë banorët, nuk i ka bindur ata. Banorët e kanë akuzuar ministrin e Shëndetësisë se nuk po kujdesen për ata.
“Mos na mashtroni, po sëmuremi nga gazi”, i kanë thënë banorët ministrit të Shëndetësisë.
“Jemi të sëmurë nga gazi, duam zgjidhje!”. Ky ka qenë që banorët e Marinzës i drejtuan ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja i cili inspektoi edhe qendrën shëndetësore në këtë fshat.
Në përgjigje të kërkesave të tyre, ministri Beqaj tha se ministria do të shtojë personelin mjekësor në qendrën shëndetësore të Marinzës për të ndjekur të gjitha rastet e mundshme që mund të paraqiten si pasojë e ndotjes nga gazi që u çlirua pas shpërthimeve në puse. Deri më tani sipas tij, në spitalin e Fierit janë 12 persona të cilët kanë shfaqur probleme shëndetësore. Po ashtu, ministri tha se do të sillen ilaçe të tjera nga Tirana dhe do të shtohet një ambulancë.
Prej 1 prillit kur ndodhi dhe shpërthimi i dy puseve me naftë, disa banorë janë shtruar në spital për të marrë mjekimin për shkak të helmimit nga gazi. Shumë banorë kanë shkuar të helmuar.

 
 
 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, ngjarja në bregdetin e Vlorës

Pikëpyetje mbi momentet e fundit të gazetarit Enrik Mehmeti

21/07/2026
DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

21/07/2026
Këlliçi: Të anulohet koncesioni i Milot–Balldren, pronari i kompanisë fituese, pjesë e ‘Aruba’-s

Këlliçi: Të anulohet koncesioni i Milot–Balldren, pronari i kompanisë fituese, pjesë e ‘Aruba’-s

21/07/2026
Burnham bën njoftimin e parë të madh si kryeministër, heq TVSH-në nga faturat e energjisë

Burnham bën njoftimin e parë të madh si kryeministër, heq TVSH-në nga faturat e energjisë

21/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, ngjarja në bregdetin e Vlorës

Pikëpyetje mbi momentet e fundit të gazetarit Enrik Mehmeti

21/07/2026
DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

21/07/2026
Këlliçi: Të anulohet koncesioni i Milot–Balldren, pronari i kompanisë fituese, pjesë e ‘Aruba’-s

Këlliçi: Të anulohet koncesioni i Milot–Balldren, pronari i kompanisë fituese, pjesë e ‘Aruba’-s

21/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.