Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Protesta PD Vlorë, Basha: Krimi në ditë të mirë, nën strehën e dyshes Rama-Meta

04/04/2015
Protesta PD Vlorë, Basha: Krimi në ditë të mirë, nën strehën e dyshes Rama-Meta
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike ka vijuar sot turin e protestave sotme në Vlorë. I shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani dhe deputeti i PDIU Dashamir Tahiri, kreu i demokratëve Lulzim Basha kërkoi nga qytetarët vlonjate që t’i thonë “jo” dyshes Rama-Meta.
Basha theksoi se vendin e ka kapur krimi deri në rangjet e saj më të larta, ku Kryeministri dhe Kreu i Kuvendit bëjnë pazare si të “Cosa Nostra”. Sipas Bashës, shefi i qeverisë dhe njëherësh edhe deputet i Vlorës, premtoi rilindjen e këtij qyteti, por se këto premtime i grisi sapo mori pushtetin.
Kreu i PD tha se me qeverisjen aktuale, ditë të mira po ka vetëm për krimin, pasi ka gjetur strehim deri në parlament. Në këtë kuadër Lulzim Basha kërkoi që Vlora të votojë
ofertën e re të PD në zgjedhjet e 21 qershorit, duke i dhënë kështu përgjigjen e merituar krimit dhe varfërisë që ka pushtuar vendin.
“Pasiguria është në nivele alarmante. Kanë ardhur ditë të mira për krimin, se ka gjetur strehim në qeverisje. E ke nxitur krimin të dalë nga skuta, dhe deri në parlament e keni sjellë. Kryeministri dhe Kreu i Kuvendit bëjnë pazare si të ‘Cosa Nostras’. Erdhi kërkesa tjetër për deputetin e Edi Ramës, i akuzuar për vrasje dhe prostitucion. Ky nuk është film por i dramës së madhe ku Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit janë të përfshirë kokë e këmbë në këto kanale të zeza të krimit. A është ky vendi që meritojnë vlonjatet dhe shqiptarët? Këta do të vendosin për ju dhe fëmijët tuaj? Unë dhe ky shesh themi jo! Pushteti i vërtetë janë njerëzit dhe jo njerëzit me pushtet! 21 qershori po afron, dhe jam i bindur se Vlora kjo gjykatësja hijerëndë do tu japë përgjigjen e merituar. E keni parë se si po rend Rama të kapë çdo sahanlëpirës. Edi Rama e bën këtë se ka humbur mbështetjen e socialistëve. Ai e di mirë se kuotat i kanë rënë në fund. E bën se përballja me votat e qytetarëve është makthi i mashtruesit kur përballet me të vërtetën. Kot e ka nuk shpëton dot nga ankthi. Koalicioni i PD është me qytetarët. Kjo është aleanca jonë! Vendi ka nevojë për një ofertë të re. Ne jemi gati, oferta e re është gati”, tha në fjalën e tij Kreu i PD Lulzim Basha.
Kreu i opozitës ka denoncuar gjendjen ekonomike dhe të krimit që po kalon vendi e që sipas tij kjo situatë është krijuar nga keqqeverisja. Kryetari i demokratëve Lulzim Basha tha se vlonjatët nuk mund të pranojnë arrogancës e qeverisjes Rama Meta e për këtë arsye koha e gjykimit nga qytetarëve nuk është e largët.
“Është privilegj dhe nder i madh të jem në Vlorë, në zanafillën e shtetit shqiptar në sheshin ‘Pavarësia’.  Në çdo qytet në çdo shtëpi ku kam shkuar e do të shkoj kam prekur të njëjtën ndjenjë, revoltën kundër pabesisë së një qeverie qe grisi në kosh premtimet sapo mori votën. Revoltën e një qeverie me një radhë të gjatë personash të inkriminuar në pushtet si kurrë me parë. revolta është mbarë qytetare, është mbarë kombëtare, qytetarët po mblidhen rreth Partisë Demokratike. Sot dua të ju rrëfej me zemër të pastër, shqiptarët në këtë tur protestash po pyesin a do të reagojë Vlora? A e pranon Vlora politikën e dajakut? A i duron Vlora kulimat e ndyra që dalin nga dera dhe hyjnë nga dritarja? Shqiptarët pyesin çfarë do t’u thotë Vlora dyshes Rama-Meta. Rama ik, Meta ik! Kështu po thoni ju, kështu them edhe unë, kështu thonë të gjithë shqiptarët. Vlora do t’i ndëshkojë me votë kundër! Kryeministri që është edhe deputeti i Vlorës, premtoi se do ta kthente Vlorën përmbys dhe do të ndodhte mrekullia. Vlora u kthye përmbys, por në vend të mrekullisë, Edi Rama ka pllakosur varfërinë. Atë që deputeti i Vlorës i fryn me pompën e naftës janë ca copa letrash, sepse nuk po shoh një ditë të bardhë. Kur duhet të vijë qeveria tek njerëzit nëse nuk vjen në situata katastrofash natyrore? A është kjo qeveria që duan vlonjatet? Është Koço Kokëdhima pas çdo tenderi korruptiv. Ai është fytyra e qeverisjes Rama”,  u shpreh mw tej Basha.
Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani tha se Vlora nuk është çiflig i Ramës dhe Koços ndaj është koha për të protestuar.
Ai theksoi se sot ata që morën votën dhe premtuan rilindje sillen si pashallarë dhe nuk duan tia dinë për popullin duke sjellë si shembull rastin e familjeve të lagjes “Kushtrimi”, të cilëve ju prishën shtëpitë.
Protestën e përshëndeti edhe deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri.
“I pamë për 45 vjet, i pamë edhe këto dy vjet, na çuan keq e më keq. Nuk ka rëndësi të majtë e të djathtë, të bashkohemi. Rroftë Shqipëria rroftë Çamëria”, ishte përshëndetja e Dashamir Tahirit.

 
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

24/05/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Gazment Bardhi: BE i vendos 34 kushte Shqipërisë, pengesa për integrimin është Edi Rama

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.