Pas marrëveshjes së më se dy javëve më parë midis Edi Ramës dhe Ilir Metës, prej së cilës, bashkive Berat, Lezhë, Gjirokastër, Kukës, Pogradec, Kuçovë, Skrapar, Vorë, Bulqizë, Cërrik, Mallakastër, Delvinë, Prrenjas, Selenicë e Kolonjë i është dhënë e drejta e kandididimit Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke s e kjo pari është në përmbyllje të përzgjedhejs së kandidatëve të saj.
Pothuajse në të gjitha njësitë më të mëdha lokale janë mësuar tashmë edhe pse nuk janë konfirmuar zytarisht dhe kandidatët që ka përzgjedhur kjo forcë për garën e lokale të qershorit.
Në Gjirokastër do të jetë Prefektja aktuale Zamira Rami që do të luftojë në emër të koalicionit qeverisës për të marrë drejtimin e Bashkisë që aktualisht prej 3 mandatesh drejtohet nga socialisti Flamur Bime. Në Bashkinë e Beratit, ku prej 3 mandatesh drejtohet nga Fadil Nasufi, LSI pritet të zyratizoj Petrit Sinën. Në Lezhë dhe në Kukës duket se do të ketë rikandidim të Kryebashkiakëve aktualë, Viktor Tusha në Lezhë dhe Hasan Halili në Kukës.
Ndërsa Partia e Shpëtim Idrizit, marrëveshjen me të cilin Kryesocialisti e finalizoi këtë të hënë duket se do t’i lihet e drejta e propozimit për bashkitë Peqin, Rrogozhin dhe Konispol, ndonëse pretendimi i çamëve është dhe për Bashkinë e Patosit dhe Shijakut. Në takimin e parë Rama dhe Idrizi thanë se nuk është folur për bashki dhe emra konkretë, ndaj duket se një takim i dytë do të qartësojë “pjesën e tortës elektorale” që do t’i takojë PDIU.
Me Vangjel Dulen e PBDNJ, ende nuk ka patur një negociata zytare për të arritur një marrëveshje elektorale.
Ndërsa priten të përfundojnë negociatat e orëve të fundit. Mësohet dhe emrat që socialistët do të propozojnë në bashki të mëdha. Në Shkodër është zytarizuar nga të dy krerët e koalicionit, Rama e Meta se do të jetë Keti Bazhdari, kandidatja e të majtëve. Në Durrës do të rikanidojë, Vangjush Dako dhe në Korçë Sotiraq Filo, dy kryebashkiakët aktual. Në Vlorë, zgjedhja duket se ka ngelur mes mjekut Dritan Leli dhe Etjona Hoxhës, Prefektja aktuale. Në Elbasan më shumë gjasa do të ketë një rikandidim të Kryebashkiakut aktual për një mandate të tretë, Qazim Sejdinit. Në Fier, ditët e fundit duket se është marrë një vendim për të kandiduar Deputetin Armand Subashi. Në Dibër në Bashkinë e Burrelit do të rikanidojë Adelina Farrici, ndërsa për Bashkinë e Peshkopisë do të zgjidhet mes dy propozimeve të bazës, Shukri Xhelilit dhe Muharrem Ramës.
Por Bashkia më e madhe dhe e rëndësishme, ajo e Tiranës është ajo që pritet me shumë interes dhe që duket se ka një dilemë dhe ngurim të Kryesocialistit për të zytarizuar mes dy kandidatëve më të favorizuar nga sondazhet e brendshme të selisë rozë, Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe Ministrit të Mirëqënies Sociale, Erjon Veliaj.
Dilemat e mbetura ende në PS, pritet të marrin fund në fillim të javës së ardhshme, kur do të bëhet publik dhe emri i kandidatit zytar të koalicionit të majtë.
KANDIDATURAT E MAZHORANCËS PËR BASHKITË
QARKU TIRANË
Blendi Klosi, Erion Veliaj – bashkia Tirana (PS)
QARKU BERAT
Petrit Sina – bashkia Berat (LSI)
QARKU DURRËS
Vangjusha Daka – bashkia Durrës (PS)
PDIU – bashkia Shijak
QARKU DIBËR
Adelina Farrici – bashkia Burrel (PS)
Shukri Xhelili, Muharrem Rama – bashkia Peshkopi (PS)
QARKU ELBASAN
Qazim Sejdini – bashkia Elbasan (PS)
Kastriot Gurra – bashkia Librazhd (PS)
PDIU – bashkia Peqin
PDIU – bashkai Rrogozhinë
QARKU FIER
Armando Subashi, Ervin Koci – bashkia Fier (PS)
PDIU – bashkia Patos (PS)
QARKU GJIROKASTËR
Zamira Rami – bashkia Gjirokastër (LSI)
Bledi Mane – bashkia Përmet (PS)
QARKU KORCË
Sotiraq Filo – bashkia Korçë (PS)
QARKU KUKËS
Hasan Halilaj – bashkia Kukës (LSI)
QARKU LEZHË
Viktor Tusha – bashkia Lezhë (LSI)
QARKU SHKODËR
Keti Bazhdari – bashkia Shkoder (PS)
QARKU VLORË
Etjona Hoxha, Dritan Leli – bashkia Vlore (PS)
PDIU – bashkia Delvinë
PDIU – bashkia Konispol





