Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sot eklipsi i diellit… Kujdes, nuk mund të shihet me sy të lirë!

20/03/2015
Sot eklipsi i diellit… Kujdes, nuk mund të shihet me sy të lirë!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sot paradite, universi do të ofrojë një nga spektaklet e tij më të bukura, eklipsin diellor. Miliona njerëz do të bëhen dëshmitarë të eklipsit diellor më të mirë që mund të jetë parë ndër vite.
Errësira do të zbresë në Europë teksa hëna do të lëvizë përgjatë gjithë sipërfaqes së Diellit, duke bllokuar dritën e tij për disa minuta. Fenomeni nis pas orës 09.00 të mëngjesit. Ai pritet të zgjasë deri në 2 orë. Më të privilegjuarit për të parë një shfaqje të tillë qiellore të plotë do të jenë islandezët dhe banorët e ishujve Faroe.
Atje parashikohet që Hëna në kalimin e saj mes Diellit dhe Tokës, do të mbulojë yllin më të madh të sistemit tonë diellor në masën 90 për qind. Dukuria do të zgjasë 2 minuta. Ndërsa në vendin tonë, ku për të premten është parashikuar një mot me diell, çka e bën më të dukshëm, eklipsi do të jetë i pjesshëm. Dielli do të mbulohet deri në masën 40 për qind. Ai do të nisë në orën 09:35, kulmi do të jetë në 10:42 për të përfunduar në 11:52. Në Britani dielli do të mbulohet në masën 83 për qind dhe 98 për qind prej orës 09:23 minuta dhe moti do të krijojë mundësinë të shikohet fenomeni.
Astrofizikanët ju kujtojnë të mos e shikoni me sy të lirë Diellin, pasi rrezikoni të dëmtoni retinën e syrit. Për ata që zotërojnë dylbi ose teleskop mund t’i shfrytëzojnë për këtë fenomen qiellor.
Në mungesë të tyre, mund të shfrytëzoni objektivet e kamerave ose të aparateve celularë apo ta projektoni diku, gjithnjë duke mos e parë me sy të lirë. Nuk është rasti të përdorni syzet e diellit. Në histori eklipsi diellor i plotë më i gjatë është i Ekuatorit, në Gushtin e 2008, ku për 7 minuta Hëna gjunjëzoi shkëlqimin e Diellit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

BORSH/ Me armë në dorë sulmon shtëpinë e ish mikeshës së tij

14/03/2026
Digjen gomat, tymi i zi mbulon rrugën Milot-Lezhë, rrezik edhe për aksidente

Digjen gomat, tymi i zi mbulon rrugën Milot-Lezhë, rrezik edhe për aksidente

14/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

BORSH/ Me armë në dorë sulmon shtëpinë e ish mikeshës së tij

14/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.