Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Flenckeinstein: Integrimi në BE meritë, jo këmbim nderesh ndaj Merkel dhe Hollande

09/01/2015
Flenckeinstein: Integrimi në BE meritë, jo këmbim nderesh ndaj Merkel dhe Hollande
Share on FacebookShare on Whatsapp

“S’ka afat kohor për ne BE. Integrimi jo për hatër të Merkel por sepse besoni në të”.
Ky ka qenë mesazhi që ka përcjellë sot para gazetarëve shqiptarë Raportuesi i PE për Shqipërinë Knut Flenckeinstein
“Nuk ka afat kohor. Ka një listë gjërash që duhet të përmbushni. Nuk është çështja t’i bëni një nder Merkel, apo Hollande, por pyetja është se nëse kemi një panoramë të njëjtë ku duam të rrisim fëmijët tanë. I takon politikanëve, shoqërisë civile të nxisë, e të shtyjë politikanët për të transformuar këtë vend duke thënë se duam të jetojmë në BE”, u shpreh Flenckeinstein.
Reporteri i PE-së, Knut Fleckenstein, nuk e ka fshehur dëshirën që të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhjet lokale, por nëse, ndonjë nuk dëshiron, ky është vendim i tyre i lirë.
I pyetur nga gazetarët sesi e gjykon ai qëndrimin e PD-së për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale me hartën e re territoriale të vendit, Fleckenstein u shpreh se kreu i PD-së Lulzim Basha, është burrë i zgjuar s’më ka folur për të.
“Basha është burrë i zgjuar dhe nuk më ka folur shumë rreth kësaj çështjeje. Por, e theksoj se unë nuk jam arbitër. Nëse një parti nuk dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje, është vendim i saj i lirë. Kam dëgjuar se legjislacioni apo çështja e ligjit është një çështje që fut në lojë Gjykatën Kushtetuese, kështu që mendoj se Gjykata është shprehur mbështetur në bindjet e saj dhe unë nuk mund të jem më i zgjuar se Gjykata. Pavarësisht nga kjo, shpresoj vërtet që të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhje, sepse ato përbëjnë të drejtën demokratike të njerëzve dhe janë njerëzit ata që do të përzgjedhin personat që duan t’i drejtojnë. Shpresoj që të marrin pjesë të gjithë në to”, theksoi Fleckenstein.
Raportuesi i PE për Shqipërinë Knut Flenckeinstein bën apel për ndryshim të kulturës politike në mënyrë që të realizohet një klimë besimi shprese e bashkëpunimi, ndërgjegjësim dhe angazhim më të madh të shoqërisë civile por dhe  dëshirën e Brukselit se çdo parti duhet të marrë pjesë në zgjedhjet vendore. 
“Nuk kam ardhur si arbitër”, ishte fraza që Flenckeinstein përsëriti më se një 2 herë në konferencën për shtyp të zhvilluar paraditen e sotme te Zyrat e BE-së në Tiranë.
“Nuk kam ardhur si arbitër as si mësues. Nëse më shikoni kështu është mënyra e gabuar. Unë dua të mbështes nevojat e Shqipërisë për realizimin e reformave dhe suksesin e tyre
Duhet të realizoni 3 sfida: Forcimin e shtetit të së drejtësi; Ndryshimit të kulturës politike në mënyrë që të realizohet një klimë besimi shprese e bashkëpunimi dhe; Më shumë bashkëpunim me shoqërinë civile”, shtoi Flenckeinstein.
“ Mos i lini gjërat vetëm në dorë të politikanëve. Për të përmbushur kriteret nga 1-5 do të jetë shumë herë më e thjeshtë nëse bëni një diskutim të gjerë në vend. Liria e medias është domosdoshme”, apeloi Flenckeinstein.

Po ndodh

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.785 artikuj gjithsej