Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

MARTIN SCHULZ/Korrupsion nga kandidati socialist për Kancelar në Gjermani, ish-presidenti i BE?

24/02/2017
MARTIN SCHULZ/Korrupsion nga kandidati socialist për Kancelar në Gjermani, ish-presidenti i BE?
Share on FacebookShare on Whatsapp

A i ka favorizuar bashkëpunëtorët e ngushtë kur ka qenë President i Parlamentit të BE kandidati për kancelar i socialdemokratëve gjermanë? Ekspertë të BE po verifikojnë faktet nëse duhet të hapin një procedurë hetimore.

Për Martin Schulz-in, i cili aktualisht merr mbështetje maksimale në sondazhe, çështja kuptohet që është e pakëndshme. Zyra Evropiane për Luftimin e Korrupsionit do të shqyrtojë sinjalizime, në bazë të të cilave në Parlamentin Evropian janë bërë gradime të diskutueshme dhe janë paguar shpërblime, kur atje ishte President kandidati aktual për kancelar i SPD.

Në fushatën elektorale kundër Kancelares Angela Merkel (CDU), Schulzi do të mbledhë pikë me temën e drejtësisë. Kurse tani, 61 vjeçari duhet t’i përgjigjet pyetjes se a është e drejtë që të paktën një bashkëpunëtor i tij merrte çdo muaj shtesa të patatueshme mbi rrogën në shumën 2200 euro, kurse të tjerët merrnin mesatarisht 500 euro.

“Me shërbim të vazhdueshëm” në vendbanimin vetjak

Një rast tjetër ka të bëjë me të besuarin e Schulz-it, Markus Engels. Gjermanin e patën dërguar në vitin 2012 me “shërbim të vazhdueshëm” në Berlin, megjithëse ai e kishte vendosur qendrën e jetës së tij që më parë në Berlin. Për Engelsin një ndërtim i tillë i kontratës do të thoshte që ai përfitonte nga një shtesë në pagë prej 16 përqind për botën e jashtme dhe që përfitonte të paktën disa ditë nga dietat ditore.

Administrata e Parlamentit Evropian nuk sheh shkelje

Zyra e BE për Luftimin e Korrupsionit do ta analizojë këtë situatë për të konstatuar “nëse ekziston një dyshim i mjaftueshëm për mashtrim, korrupsion ose ndonjë aktivitet ilegal”, i cili prek interesat financiare të BE, tha një zëdhënëse.

Vetëm pas kësaj do të vendoset a do të hapet një proces hetimor zyrtar. Administrata aktuale e Parlamentit, sipas të dhënave të saj nuk sheh shkelje juridike të ish-Presidentit të saj. Por Zyra e pavarur e BE nuk është e lidhur me këtë gjykim.

Schulz hesht për kritikat

Kritikat do t’i shqyrtojë edhe Komisioni për Kontrollin e Buxhetit të Parlamentit Evropian. “Këtu që në fillim rregullat u interpretuan me shpërdorim dhe në kurriz të taksapaguesit”, komenton kryetarja e Komisionit, Inge Gräßle (CDU). Komisioni i ka dërguar një katalog të gjerë me pyetje administratës së Parlamentit, me një afat për përgjigje deri në 3 mars.

Schulzi vetë deri tani nuk dëshiron të shprehet për kritikat. Ai ka qenë që prej vitit 2012 deri në fillim të vitit 2017 President i Parlamentit Evropian.DW

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues në komisariate dhe kufi

28/04/2026
Shqipëria firmos marrëveshje strategjike për energjinë nga gazi i lëngshëm amerikan

Shqipëria firmos marrëveshje strategjike për energjinë nga gazi i lëngshëm amerikan

28/04/2026
Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata

28/04/2026
ELISA SPIROPALI/ Më përjashto!

ELISA SPIROPALI/ Më përjashto!

28/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues në komisariate dhe kufi

28/04/2026
Shqipëria firmos marrëveshje strategjike për energjinë nga gazi i lëngshëm amerikan

Shqipëria firmos marrëveshje strategjike për energjinë nga gazi i lëngshëm amerikan

28/04/2026
Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata

28/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.