Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Nuk tërhiqemi asnjë hap përballë krimit”

16/06/2026
“Nuk tërhiqemi asnjë hap përballë krimit”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, i shoqëruar nga Drejtoresha e Përgjithshme e Spitalit Universitar të Traumës, zj. Edlira Bode, vizitoi sot, në Spitalin e Traumës, punonjësin e Policisë Edison Adri, i cili mbeti i plagosur më datë 4 qershor, gjatë një operacioni të rrezikshëm në Malin Boden, Maliq, për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë. Gjatë këtij operacioni humbi jetën, në krye të detyrës, punonjësi i Policisë, tashmë Dëshmor i Atdheut, Enea Mekolli.

Gjatë vizitës, Drejtori i Përgjithshëm i shprehu mbështetjen maksimale efektivit të plagosur në detyrë, dhe i uroi shërim sa më të shpejtë.

Skender Hita:

“Erdha sot këtu për të të shtrënguar dorën, Edison, për të të uruar shërim sa më të shpejtë dhe për të të shprehur mirënjohjen më të thellë për guximin, përkushtimin dhe trimërinë e jashtëzakonshme që tregove gjatë përballjes me rrezikun.

Humbja e kolegut tonë të shtrenjtë, Enea Mekolli, i cili ra në krye të detyrës dhe sot është Dëshmor i Atdheut, është një dhimbje e madhe për të gjithë familjen e Policisë së Shtetit. Fatmirësisht, ti i mbijetove sulmit me armë dhe sot je mes nesh, duke na dhënë forcë dhe shpresë.

Mbështetja jonë, por edhe e qytetarëve që respektojnë ligjin dhe duan rendin dhe sigurinë, do të jetë e palëkundur për ty dhe për familjen e Eneas.

Dua t’i garantoj të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit që shërbejnë çdo ditë me integritet dhe sakrificë, se do të kenë gjithmonë mbështetjen time të plotë, në çdo kohë dhe përballë çdo sfide.

Qytetarëve iu garantoj se, pavarësisht rrezikut dhe kostove njerëzore që kjo luftë mund të sjellë, ne nuk do të tërhiqemi asnjë hap përballë krimit. Do të vazhdojmë të jemi në vijën e parë, me vendosmëri, profesionalizëm dhe dinjitet, për të luftuar krimin dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.”

Gjatë vizitës së Drejtorit, punonjësi i Policisë Edison Adri u shpreh:

“Faleminderit shumë z. Drejtor! Interesimi, përkujdesja dhe ardhja juaj përsëri sot këtu tregojnë shumë dhe janë një shpresë e madhe për mua dhe për të gjithë Policinë. Jemi të gjithë bashkë në luftën kundër krimit dhe në shërbim të qytetarëve. Mirënjohje për ju z. Drejtor, për Ministrinë e Punëve të Brendshme, si dhe për të gjithë stafin mjekësor për gjithçka kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë për mua.”

Ndërkaq, Drejtoresha e Përgjithshme e Spitalit Universitar të Traumës, zj. Bode theksoi:

“Edisoni është më mirë. Kemi bërë më të mirën, brenda mundësive tona. E mira nuk ka fund, por stafi këtu ka bërë një punë të shkëlqyer. Jemi të përkushtuar që t’i ofrojmë atij kujdesin më të mirë deri në rikuperimin e plotë.”a.b

Po ndodh

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

22/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

SPAK dhe BKH kontrolle në KKT, sekuestrohen dosje për leje ndërtimi

22/07/2026

SPAK çon në gjykatë çështjen për vrasjen e Gjon Boriçit, në akuzë Martinaj dhe Brajoviq

22/07/2026
Tragjedi pranë TEG-ut, rëndohet bilanci, shkon në 2 numri i viktimave

Tragjedi pranë TEG-ut, rëndohet bilanci, shkon në 2 numri i viktimave

22/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

22/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

SPAK dhe BKH kontrolle në KKT, sekuestrohen dosje për leje ndërtimi

22/07/2026

SPAK çon në gjykatë çështjen për vrasjen e Gjon Boriçit, në akuzë Martinaj dhe Brajoviq

22/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.