Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/ LSI “mbush” Hekurudhën me “punëtorë sezonalë” në këmbim të votave

15/06/2017
SKANDAL/ LSI “mbush” Hekurudhën me “punëtorë sezonalë” në këmbim të votave
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija, në cilësinë e drejtueses së Task-Forcës i është drejtuar sot  Ministrit të Transportit dhe të Infrastrukturës, Sokol Dervishaj të marrë masa të menjëhershme në lidhje me disa konstatime të verifikuara se në Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhave, me seli në Durrës janë lidhur kontrata pune në periudhën zgjedhore nga data 25 Maj deri në datën 12 Qershor.
Gjatë verifikimeve të grupit të kontrollit të ngarkuar nga zëvendëskryeministrja është konstatuar që pas datës 26 Maj 2017 janë firmosur 11 shkresa sipas të cilave rezulton që janë punësuar 20 persona.
Kodi Zgjedhor në nenin 77 pika 1, ka përcaktuar që periudha zgjedhore fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve. Gjithashtu, Kodi Zgjedhor në nenin 88 pika 3 ka përcaktuar qartë që gjatë fushatës zgjedhore ndalohet marrja në punë, pushimi nga puna, lirimi, lëvizja dhe transferimi në detyrë në institucionet apo entet publike, me përjashtim të rasteve të përligjura.
Për këtë arsye, zëvendëskryeministrja i ka kërkuar ministrit Sokol Dervishi të  marr masat për të bërë verifikimet e duhura dhe nxjerrjen e përgjegjësive disiplinore të  çdo nëpunësi dhe për ta vënë në dijeni në mënyrë të menjëhershme për rezultatet e  gjetura dhe masat e marra si dhe  në rast se konstaton që kjo problematikë nuk do te ndiqet me përparësi, zyra e zëvendëskryeministres do t’i dërgojë materialet përkatëse pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
Po sot zyra e zëvendëskryeministres ka marrë shqetësime nga punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhës që po ushtrohet trysni për të marrë pjesë në aktivitet elektoral që do të mbahet sot. Për këtë arsye, i është kërkuar ministrit Dervishi të bëjë menjëherë verifikimet e nevojshme dhe të marrë masa për parandalimin e këtij fenomeni të kundërligjshëm, si dhe të informojë zyrën e zëvendëskryeministres në një kohë sa më të shpejtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Provokohet në protestë gazetari Osman Stafa. Thirret policia

Provokohet në protestë gazetari Osman Stafa. Thirret policia

21/06/2026
SKANDAL/ Marrëdhëniet me OSBE-në dhe dy shkeljet e ministrit Bushati

Ditmir Bushati i bie me gomë skenarit të Ramës për protestën: As Iran, as algoritëm

21/06/2026
Reagimi i Spiropalit ndaj Ramës: Do ta kemi marrëveshjen e re për Shqipërinë

Reagimi i Spiropalit ndaj Ramës: Do ta kemi marrëveshjen e re për Shqipërinë

21/06/2026
EMRI/ Kapet në Ksamil një anëtar i bandave në Elbasan

EMRI/ Kapet në Ksamil një anëtar i bandave në Elbasan

21/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Provokohet në protestë gazetari Osman Stafa. Thirret policia

Provokohet në protestë gazetari Osman Stafa. Thirret policia

21/06/2026
DITA 22/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë në pritje të dorëheqjes së Ramës

DITA 22/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë në pritje të dorëheqjes së Ramës

21/06/2026
SKANDAL/ Marrëdhëniet me OSBE-në dhe dy shkeljet e ministrit Bushati

Ditmir Bushati i bie me gomë skenarit të Ramës për protestën: As Iran, as algoritëm

21/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.