Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Hapet “Shtëpia me Gjethe”, nisi si shtëpi lindjeje, por ku përfundoi

23/05/2017
Hapet “Shtëpia me Gjethe”, nisi si shtëpi lindjeje, por ku përfundoi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot ne inaugurimin e muzeut te ri të Gjetheve, muzeu më i ri në Shqipëri, nje shtepi qe perdorej per zyrat e shtetit ne kohen e komunizmit.

Ai tha se brenda saj, “fshihet një thesar i kujtesës sonë kolektive, na jep mundësi të zbulojmë pjesëza të një mozaiku që mbetet ende për t’u zbuluar plotësisht me ngjarje, personazhe, lidhje mes shtetit, njerëzve, periudhave, që janë deri këtu sot të mbuluara nga pluhuri i harresës”.

“Për shumëkënd për fat të keq këto hapësira janë si rikthim i errësirës, ndërsa për mua hedhja e dritës në këto errësira është ushqimi i shpresës që lidhet me plotësimin e vrimave të zeza të kujtesës sonë kolektive dhe të gjithsecilit.

Muzeu lindi si një klinikë për lindje, u shndërrua më pas në një ndërtesë që për ne që e kemi jetuar qytetin ne një periudhë më pak të rëndë se sa kur Dauti (Daut Gumeni, ish i burgosur politik, shkrimtar dhe diplomat,) filloi shkollën e partisë, ishte një prezencë shumë misterioze me një oborr të pakapërcyeshëm dhe e fshehur mes gjithë atyre perdeve me gjethe.

Është një pasuri e madhe që sot kthehet në funksion të këtij procesi duke dhënë mundësinë të gjithëve të kenë një takim fizik me të shkuarën dhe ta përballin pa ndërmjetës, pa përkthyes, të cilët bëjnë secili përkthimin e tyre në funksion të axhendave politike dhe pastaj personale”, tha Rama.

Teksa në fjalën e tij, Daut Gumeni i tha Ramës të mos e zgjaste shumë fjalën se kishte një aktivitet tjetër më pas që e prisnin.

“Kam akoma edhe 3 faqe të tjera, por ky është muzeu që pavarësisht statusit të kryeministrit, duhen dëgjuar ata për të cilët në fund të ditës është shumë e rëndësishme sot që hapen dyert e këtij muzeu dhe unë mund të bëj kryeministrin jashtë këtij oborri, ndërsa brenda këtij oborri është Dauti që vendos për axhendën dhe kohën e fjalës sime

Ti hyre në burg dhe se di sa vite mbete brenda se u talle me foton e një sekretari partie por ja ku je gjallë ndërkohë që ai tjetri është në botën tjetër dhe ke mundësi ti thuash kryeministrit boll tani se shumë e zgjate”, ia ktheu Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ekzekutim mafioz në Lezhë, vritet çifti brenda mjetit “Audi”

Ekzekutim mafioz në Lezhë, vritet çifti brenda mjetit “Audi”

26/04/2026
Braçe njoftoi anulimin e koncesionit “Milot-Balldrën”, ish-deputeti: Të bëjnë të njëjtën dhe me rrugën Orikum-Dukat

Erion Braçe sqaron ambicien për Tiranën: Nuk kam folur me Ramën për kandidimin tim. Promovohen të pavotuarit

26/04/2026
Digjet makina e gazetarit në Bulqizë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjet makina e gazetarit në Bulqizë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

26/04/2026
Qëllohet me armë në darkën e Trump me gazetarët, evakuohet Presidenti. Kush është autori

Qëllohet me armë në darkën e Trump me gazetarët, evakuohet Presidenti. Kush është autori

26/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ekzekutim mafioz në Lezhë, vritet çifti brenda mjetit “Audi”

Ekzekutim mafioz në Lezhë, vritet çifti brenda mjetit “Audi”

26/04/2026
Braçe njoftoi anulimin e koncesionit “Milot-Balldrën”, ish-deputeti: Të bëjnë të njëjtën dhe me rrugën Orikum-Dukat

Erion Braçe sqaron ambicien për Tiranën: Nuk kam folur me Ramën për kandidimin tim. Promovohen të pavotuarit

26/04/2026
Digjet makina e gazetarit në Bulqizë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjet makina e gazetarit në Bulqizë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

26/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.