FOTO GALERI/ Publikohet libri “Lajmi në media”

FOTO GALERI/ Publikohet libri “Lajmi në media”

114
0
Shares

Image GalleryPTë mërkurën, në ambientet e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), u zhvillua ceremonia për promovimin e librit “Lajmi në media”. Ky libër me vlerë në fushën e gazetarisë dhe komunikimit vjen prej autorëve të mirënjohur në fushën e gazetarisë dhe kërkimit në media, Prof. Dr. Hamit Boriçi dhe Dr. Sami Nezaj.
Në fjalën përshëndetëse me këtë rast, Kryetari i AMA-s, Gentian Sala, vlerësoi librin më të ri mbi median, ndërsa ftoi edhe të rinjtë të përfshihen në studime serioze në fushën e medias audivizive. Sala theksoi se AMA ka inkurajuar kërkimin shkencor në media dhe do të vijojë edhe më tej ta bëjë këtë në funksion të rritjes së cilësisë së përmbajtjes së transmetimeve audiovizive dhe medias në përgjithësi.
Remzi Lani, Drejtori i Institutit Shqiptar të Medias, në fjalën e tij theksoi rëndësinë e librit dhe të lajmit në kohët e sotme. “Lajmi” duhet të shprehet i saktë, dhe i paanshëm në mënyrë që të përmbushet vazhdimësia e rolit të gazetarisë në një shoqëri demokratike, tha ai.
Sami Nezaj, bashkëautor i librit, në fjalën e tij për librin “Lajmi në media” tha se ky libër i drejtohet një audience që është e lidhur me produktet e gazetarisë në Shqipëri me synimin rritjen e cilësisë së transmetimit dhe publikimit të lajmeve. Libri erdhi si një nevojë e domosdoshme për të përqasur metoda dhe përvoja të gazetarisë perëndimore me terrenin shqiptar.
Në takim ishin të ftuar pedagogë nga departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës dhe universitete private, gazetarë, student të gazetarisë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizata që lidhen me median.
Botimi i këtij libri u mbështet nga Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe ai mund të përdoret nga studentë, gazetarë, studiues në fushën e medias. Libri i cili është në formën e një praktikumi, synon një kontribut qoftë edhe modest në rritjen e kapaciteteve të gazetarisë shqiptare për të raportuar në mënyrë të paanshme por ndërkohë tërësisht të lirë.
DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY