(Foto: Jorge Franganillo)
Një fitore e madhe për presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan të dielën mund të thotë “lamtumirë” për procesin e pranimit në BE të Turqisë, apo më keq.
Erdogan dha dorëheqjen nga partia në pushtet, kur ai u bë President, për të siguruar kushtet e një figure “neutrale” sipas kushtetutës turke. Por ai flet tubim pas tubimi të partisë së tij, në të cilat lexon Kuranin ndërkohë që turma ia kthen “Allahu Ekber”.
Mesazhi i tij kryesor është që katër vjet të sundimit të partisë së tij do të thotë stabilitet.
“Ne jemi duke pare kthimin e retorikës anti-perëndimore, ideja se Perëndimi po komploton për të rrëzuar qeverinë e tij”, thotë Sinan Ulgen, një analist me Europën Carnegie me zyra në Turqi.
Retorika e Erdoganit përfshin sulme ndaj homoseksualëve dhe pakicave armene.
Por nuk është as Kurani, as populizmi i tij I cili po shkakton alarm në kryeqytetet e BE-së.
Nëse AKP, partia e Erdoganit, fiton 330 vende të Asamblesë së Madhe Kombëtare, Presidenti mund të thërrasë një referendum mbi transferimin e pushtetit nga parlamenti në pallatin presidencial. Në qoftë se fiton 367 vota, ai mund të ndryshojë kushtetutën, pa nevojën e një referendumi.
Nëse opozita kurde nuk arrin të hyjë në parlament, ajo do të armiqësohet edhe më shumë me qeverinë turke.
Erdogan gjithashtu do të armiqësohet me liberalët turq, një elektorat i cili, në vitin 2013, mbajti protestat masive anti-Erdogan në Gezi Park në Stamboll, dhe të cilët I janë bashkuar liderit progresiv Selahatin Demirtas.
Dhe nëse njerëzit mendojnë se zgjedhjet janë manipuluar, kjo mund të shkaktonte trazira.
Marc Perini, një ish-ambasador i BE-së në Turqi i cili gjithashtu punon për Carnegie, paralajmëroi se projekti i Erdoganit, për të krijuar një republikë presidenciale, do të tërheqë atë më poshtë në rrugën e autoritarizmit. “Kjo do të thotë një Turqi të ndryshme: më pak liri civile: kufizim i mëtejshëm i pavarësisë së gjyqësorit; kufizim i fjalës së lirë; mospajtimi do të quhet tradhti. Kjo është prirje “, thotë ai. “Unë nuk shoh se si një republikë presidenciale e Erdoganit mund të jetë e përshtatshme me BE-në”. Alon Ben-Meir, një specialist në Lindjen e Mesme në New York University (NYU), i cili e njeh Erdoganin personalisht, shtoi: “Ai nuk mund të përshkruhet si një demokrat, në fakt e kundërta është e saktë. Nuk është një evropian, dhe sigurisht nuk është një aleat i besueshëm perëndimor “.
ODIHR, një organ zgjedhor-monitorimit evropian, ka 29 vëzhgues në Turqi, një vend prej 75 milionë banorësh. Zëdhënësi i tij, Thomas Rymer, tha për EUobserver se ” nëse ka pretendime të besueshme për mashtrim apo manipulim … ne do të përmendim ato në vlerësimin tonë”. Por diplomati i BE-së tha se madhësia e vogël e misionit Rymer është një “kurth”. “Skuadra e ODIHR nuk mund të monitorojnë në të vërtetë se çfarë ndodh, kështu që ka gjasa ta miratojnë rezultatin zyrtar”, tha ai.
“Nëse ka protesta të mëdha pas zgjedhjeve, Erdogan ndoshta do të përdorë forcën kundër tyre, ashtu siç bëri në Gezi. Është e vështirë të imagjinohet se në çfarë drejtimi gjërat mund të shkojnë”, tha diplomati.
Skenari më i keq nuk është më i mundshmi.
Por, popullariteti i Erdoganit gjatë dy viteve të fundit, ka humbur për shkak të dyshimeve për korrupsion.
Goditje e tij ndaj gjyqtarëve dhe medias së lirë ka krijuar një problem në shoqërinë turke por edhe tek kapitali i huaj, duke nxitur një rënie të tij. “AKP ka humbur terren, jo vetëm për shkak të ekonomisë së ngadalësuar, por edhe për shkak të mënyrës së ashpër të qeverimit të Erdogan “, thotë një analist tjetër. Ndoshta një qeveri koalicioni, ose qeverisje nga vetëm partia e Erdoganit, AKP, por me një opozitë të vërtetë në parlament, do të bëjë një Erdogan më miqësor me BE dhe anasjelltas.
Gjithashtu kjo lloj situate do t’i japë kryeministrit Ahmet Davutogllu, i cili është më i moderuar, një shans për të kërkuar rolin e tij të vërtetë.#droni.al





