Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha denoncon krijimin e ADS: Rama ka ngritur një “minierë floriri” për familjen e tij, pa ligj e pa kontroll

02/06/2026
Berisha denoncon krijimin e ADS: Rama ka ngritur një “minierë floriri” për familjen e tij, pa ligj e pa kontroll
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë lidhur me krijimin e kompanisë shtetërore Albanian Digital Solutions (ADS), të cilën e cilësoi si një strukturë të ngritur për të kanalizuar fondet publike drejt njerëzve të afërt me kryeministrin.

Në një deklaratë për mediat, Berisha e quajti ADS-në “kopshtin e ri privat” dhe “minierën e floririt” të familjes së kryeministrit, duke pretenduar se kompania është krijuar pa një bazë të qartë ligjore dhe pa një vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave që të përcaktojë funksionet, kompetencat dhe mekanizmat e kontrollit të saj.

“Jam sot për të denoncuar para shqiptarëve kopshtin e ri privat, minierën e floririt të familjes Rama apo AKSHI-n me një emër të ri, Albanian Digital Solutions. E gjithë mafia e IT e ka në emërtimin e kompanisë fjalën ‘solutions’. Të gjitha kompanitë, me ‘solution’ janë nja 35 kompani”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, për krijimin e ADS-së nuk ekziston asnjë vendim qeverie që të përcaktojë qartë misionin dhe veprimtarinë e kompanisë.

“Për ngritjen e ADS-së, minierës së floririt të Edi Ramës, nuk ka një vendim të Këshillit të Ministrave, i cili do pasqyronte qartë kompetencat e këtij institucioni. Është një mënyrë e gjetur për të kanalizuar fondet drejt kompanive të baxhos apo të kunatit të Lindës së Surrelit pa asnjë mekanizëm kontrolli”, u shpreh kreu demokrat.

Berisha tha se i vetmi akt qeveritar që lidhet me këtë kompani është një vendim i datës 20 maj 2026, për miratimin e një fondi prej 7 milionë eurosh në favor të ADS-së, i cili sipas tij është miratuar rreth dy javë pas regjistrimit të kompanisë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

“I vetmi VKM për këtë qëllim është ai i datës 20 maj 2026, i cili flet për miratimin e fondit prej 7 milionë eurosh në favor të ADS. Ky vendim ka ardhur rreth 15 ditë pas regjistrimit të kompanisë shtetërore në QKB”, tha ai.

Sipas Berishës, vendimi në fjalë nuk jep asnjë sqarim mbi funksionimin e kompanisë dhe mënyrën e mbikëqyrjes së saj.

“VKM nuk përcakton objektin e veprimtarisë. Nuk krijon vetë shoqërinë. Nuk miraton statutin. Nuk përcakton kompetencat. Nuk shpjegon marrëdhënien me AKSHI-n. Asgjë. Nuk përcakton modelin e kontrollit, kush do e kontrollojë, si. Nuk sqaron regjimin e prokurimeve dhe çka është më e rëndësishme nuk shpjegon pse nevojitet kompania”, deklaroi ai.

Në përfundim, Berisha akuzoi qeverinë se ka krijuar një strukturë që, sipas tij, synon të menaxhojë fonde publike pa transparencë dhe pa mekanizma kontrolli.

“E kuptoni pra që është krijuar një monstër për të vjedhur në mënyrë të pandalshme. E kuptoni, një vendim që nuk flet për asnjë nga këto përcaktime, por vetëm t’i dhurojmë 7 milionë euro”, përfundoi Berisha.

Po ndodh

Drejtori i policise shkarkon oficerin, i doli video ne rrjete sociale

EMRAT/ Ndryshime të gjera në drejtimin e policisë në qarqe

23/06/2026
Protesta, thirrje SPAK-ut të shkojë deri te përgjegjësit kryesorë. Flamuj amerikanë dhe gjermanë

Pas 22 ditësh protestash, Grupi Koordinues publikon pesë kërkesat: Janë të panegociueshme

22/06/2026
Rama i nxjerr Spiropalit PS e Shkodrës, kryetarja e degës: Vetëpastrimi të nisë me Erisën

Rama i nxjerr Spiropalit PS e Shkodrës, kryetarja e degës: Vetëpastrimi të nisë me Erisën

22/06/2026
Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

DURRËS/ I shpallur në kërkim, përplaset me 5 makina të parkuara dhe ikën

22/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Drejtori i policise shkarkon oficerin, i doli video ne rrjete sociale

EMRAT/ Ndryshime të gjera në drejtimin e policisë në qarqe

23/06/2026
Protesta, thirrje SPAK-ut të shkojë deri te përgjegjësit kryesorë. Flamuj amerikanë dhe gjermanë

Pas 22 ditësh protestash, Grupi Koordinues publikon pesë kërkesat: Janë të panegociueshme

22/06/2026
Rama i nxjerr Spiropalit PS e Shkodrës, kryetarja e degës: Vetëpastrimi të nisë me Erisën

Rama i nxjerr Spiropalit PS e Shkodrës, kryetarja e degës: Vetëpastrimi të nisë me Erisën

22/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.