Një grabitje është regjistruar mesditën e së martës në një filial të bankës OTP pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 12:26, një person i maskuar ka hyrë në ambientet e bankës në rrugën “Gjin Bue Shpata” dhe, nën kërcënimin e një sendi që dyshohet të ketë qenë armë, i ka marrë një shumë parash një klienti që ndodhej në sportel për t’i depozituar.
Menjëherë pas sinjalizimit, Policia e Tiranës ka ngritur pika kontrolli dhe ka angazhuar shërbimet në terren për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor ka nisur verifikimin e kamerave të sigurisë dhe mbledhjen e provave në vendngjarje, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të grabitjes dhe identifikimin e autorit.





