Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ish gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Posaçme

07/07/2025
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shkelzen Selimi nënprocesin e Ish gjyqtari i Gjykatës së Larz, Shkëlzen Selimi shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Posaçme për fshehje pasurie.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur të pafajshëm Shkëlzen Selimin, ndaj të cilit Prokuroria e Posaçme (SPAK) kishte ngritur akuzën për “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim të rremë të pasurisë dhe interesave private”, një vepër penale e parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.

Sipas SPAK, që u përfaqësua në këtë çështje nga prokurorja Doloreza Musabelliu, hetimi nxori të dhëna që tregonin se Selimi kishte pasuri të paluajtshme të pajustifikuara me burime të ligjshme. Për këtë arsye u kërkua dhe u vendos sekuestrimi mbi disa pasuri në zotërim të tij: ½ e një trualli me sipërfaqe 432 m² dhe një objekt 132.25 m², pikë tregtimi karburantesh, me vendndodhje në shëtitoren “Lungomare” në Vlorë; një truall me sipërfaqe 2,400 m² në Jonufër, si dhe një tjetër truall me pikë karburanti në “Rrugën Transballkanike”, po në Vlorë.

Gjykimi i kësaj çështjeje u zhvillua për rreth dy vjet e gjysmë, me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Gjatë seancave u debatua, ndër të tjera, edhe mbi dy akt-ekspertime të pasurisë së ish-gjyqtarit, ku në njërin ai rezultonte me bilanc pozitiv dhe në tjetrin me bilanc negativ. Analiza financiare e kryer më herët nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për Selimin u cilësua nga SPAK si e palidhur me procesin penal.

Në përfundim të gjykimit të zhvilluar me procedurë të zakonshme, trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Rudina Palloj vendosi me vendimin Nr. 48, datë 7 korrik 2025, se nuk provohej ekzistenca e faktit penal objekt akuze, duke shpallur kështu pafajësinë e të pandehurit Selimi.

Gjykata vendosi që të gjitha shpenzimet procedurale dhe gjyqësore të mbeten siç janë kryer, në përputhje me nenin 393 të Kodit të Procedurës Penale.

Sipas njoftimit zyrtar, vendimi mund të ankimohet brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke nisur nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

30/04/2026
Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

30/04/2026
Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

30/04/2026
Zbardhet dëshmia e Ballës në GJKKO për çështjen “Partizani”, pyetet nga Malltezi

Zbardhet dëshmia e Ballës në GJKKO për çështjen “Partizani”, pyetet nga Malltezi

30/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

30/04/2026
Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

30/04/2026
Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

30/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.