Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Jamarbër Malltezi lirohet nga arresti i shtëpisë, vendoset garanci pasurore prej 3 milionë lekësh

07/07/2025
Jamarbër Malltezi lirohet nga arresti i shtëpisë, vendoset garanci pasurore prej 3 milionë lekësh
Share on FacebookShare on Whatsapp

Lirohet Jamarbër Malltezi nga arresti i shtëpisë, vendoset garanci pasurore prej 3 milionë lekësh.

Gjykata ka vendosur sot lirimin nga masa e sigurisë “arrest në shtëpi” për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e zëvendësuar atë me garanci pasurore.

Malltezi ndodhej në arrest shtëpie prej më shumë se një vit.

Sipas vendimit të dhënë, Malltezi do të qëndrojë i lirë në këmbim të një garancie pasurore në vlerën e 3 milionë lekëve. Vendimi është marrë pas shqyrtimit të kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë ndaj klientit të tyre.

Malltezi është një nga të pandehurit në procesin penal për privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”, një çështje që përfshin edhe ish-kryeministrin Berisha dhe disa të tjerë të akuzuar për abuzime me pronën publike.

Gjykata ka përcaktuar se masa e arrestit shtëpiak nuk është më e domosdoshme dhe se garancia pasurore mjafton për të siguruar paraqitjen e tij në gjykim. a.b

VENDIMI/

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Kërkuesi Jamarbër Malltezi me datë 17.06.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “1. Revokimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” caktuar me vendimin nr. 56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; 2. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arresti në shtëpi” caktuar me vendimin nr. 56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me masën e sigurimit “Garancia pasurore” parashikuar nga neni 236 i K.Pr.Penale.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Rudina Palloj dhe Bib Ndreca, bazuar në nenet 112, 260, 236 dhe 237 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 404, datë 07.07.2025, vendosi:

1. 2. Rrëzimin e kërkesës për revokimin e masës së sigurimit. Pranimin e kërkesës për zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në shtëpi” të caktuar ndaj të pandehurit Jamarbër Malltezi me vendimin Nr.56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe zëvendësimin me masën e sigurimit personal “Garancia pasurore”, e parashikuar nga neni 236 i K.Pr.Penale, në shumën prej 3,000,000 lekë, për të siguruar moslargimin e shtetasit Jamarbër Malltezi deri në përfundimin e gjykimit.
Garancia pasurore duhet të depozitohet brenda afatit 2 ditor, duke filluar ky afat nga shpallja e këtij vendimi. I pandehuri Jamarbër Malltezi do të qëndrojë me masën e sigurimit “Arresti në shtëpi” deri në depozitimin e garancisë pasurore. Pas depozitimit të shumës përkatëse duhet të njoftohet menjëherë prokurori, i cili në çdo rast jo më vonë se 24 orë nga njoftimi për depozitimin e shumës së garancisë pasurore, duhet të verifikojë dokumentacionin përkatës dhe sipas rastit të urdhërojë lirimin e menjëhershëm të pandehurit ose konfirmimin e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi”.Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës kërkuese.

5. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Procesi intengrimit europian të Shqipërisë ndihmohet duke qenë të vërtetë”

Bardhi: Vizita e ambasadores amerikane nga Athina lidhet me dy investime strategjike të bllokuara

13/03/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Zjarr në një banesë në Tiranë, humb jetën një 72-vjeçar

12/03/2026
Reagime nga Berlini dhe Londra pas votimit për Ballukun, ndjekja penale në nivelet e larta

Reagime nga Berlini dhe Londra pas votimit për Ballukun, ndjekja penale në nivelet e larta

12/03/2026
Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK, nuk i hiqet imuniteti Belinda Ballukut

Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK, nuk i hiqet imuniteti Belinda Ballukut

12/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Procesi intengrimit europian të Shqipërisë ndihmohet duke qenë të vërtetë”

Bardhi: Vizita e ambasadores amerikane nga Athina lidhet me dy investime strategjike të bllokuara

13/03/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Zjarr në një banesë në Tiranë, humb jetën një 72-vjeçar

12/03/2026
Reagime nga Berlini dhe Londra pas votimit për Ballukun, ndjekja penale në nivelet e larta

Reagime nga Berlini dhe Londra pas votimit për Ballukun, ndjekja penale në nivelet e larta

12/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.