Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Rama ndryshoi ligjin në vitin 2014 që Vilma Nushi dhe Tom Doshi të shesin bërllog ilaçe që vrasin qindra qytetarë

26/06/2024
Berisha: Rama ndryshoi ligjin në vitin 2014 që Vilma Nushi dhe Tom Doshi të shesin bërllog ilaçe që vrasin qindra qytetarë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se qeveria e Ramës ndryshoi ligjin në vitin 2014 që Vilma Nushi dhe Tom Doshi të shesin bërllog ilaçe që vrasin qindra qytetarë ndërsa komentoi skandalin e Onkologjikut.

“Në atë spital dhe jo vetëm në atë spital, por në çdo spital janë marrë jetë njerëzish për shkak të korrupsionit që mbolli Edi Rama me shëndetësinë falas.
Të dashur miq, në vitin 2014, akti i parë nën diktatin e Vilma Nushit, Tom Doshit, vampirëve të shëndetit të shqiptarëve, u abrogua ligji sipas të cilit në territorin e Shqipërisë për shtetasit shqiptarë, nuk mund të shitej asnjë preparat, asnjë ilaç që nuk ishte miratuar nga enti i ilaçeve të BE ose SHBA.
Njëri nen. Neni tjetër, në territorin e Shqipërisë nuk mund të shitej asnjë ilaç që nuk ishte përdorur të paktën tre vite, në të paktën dy vende anëtare të BE.
Me këtë ligj ne mbronim qytetarët.
Ne sigurisht paguanim më shtrenjtë ilaçet në listën e rimbursimeve, por e bënim atë me ndërgjegjen më të plotë se qytetari duhej të blinte ilaçe dhe jo kallp ilaçe.
Duhej të blinte ilaçe të vërteta dhe jo toksike apo pa efekt.
Mirëpo erdhi bashkëshortja e kushëririt, që quhet Vilma Nushi dhe ligji duhej ndryshuar në mënyrë që Vilma të mblidhte fundërrinat e ilaçeve dhe t’ua shiste shqiptarëve sot, siç ndodh.
Miqtë e mi, ju duhet ta dini se të gjitha kompanitë pa përjashtim, të mëdha evropiane dhe botërore, që kishin përgjegjësi ligjore dhe shkencore për preparatet, u larguan një nga një të gjitha nga Shqipëria.
Të gjitha u zëvendësuan nga Vilma dhe Toma që fitojnë mijëra tendera në vit dhe shesin bërllog ilaçe për qytetarët shqiptarë. Të cilët humbasin qindra e qindra jetë nga këto ilaçe”, tha Berisha.

Në vijim Berisha tha se aparatura e kobaltit te Onkologjiku ka mbjellë vdekje te të ëmurët, personeli dhe banorët e zonës për vite me radhë.

“Ju duhet ta dini se impianti i iridiumit, të cilën e solli Zonja e Vdekjes Manastirliu dhe e plasi si thes në korridor, kishte rrezatim 18 herë më të lartë se rrezatimi i lejueshëm.
Rrezatimi 18 herë mbi normën është mordigjen, është sëmundjeshkaktues për njeriun, për kafshën, për çdo qenie.
Miqtë e mi, aty janë jo një, po disa personel të sëmurë me sëmundje malinje nga ky impiant.
Aty janë numri i të sëmurëve të tjerë nuk dihet se sa janë”, tha Berisha. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Votime në Sarandë, zgjidhet kryetarja e re e PD

Votime në Sarandë, zgjidhet kryetarja e re e PD

22/02/2026
Si u ekzekutua lideri i kartelit më të frikshëm meksikan të drogës, detaje të operacionit në qytetin turistik

Si u ekzekutua lideri i kartelit më të frikshëm meksikan të drogës, detaje të operacionit në qytetin turistik

22/02/2026
Policia jep detajet për dy ngjarjet e rënda në Tiranë

VIDEO SHQETESUESE/ Momentet e sherrit ku humbi jetën Egli Pashollari

22/02/2026
Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

22/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Votime në Sarandë, zgjidhet kryetarja e re e PD

Votime në Sarandë, zgjidhet kryetarja e re e PD

22/02/2026
Si u ekzekutua lideri i kartelit më të frikshëm meksikan të drogës, detaje të operacionit në qytetin turistik

Si u ekzekutua lideri i kartelit më të frikshëm meksikan të drogës, detaje të operacionit në qytetin turistik

22/02/2026
Policia jep detajet për dy ngjarjet e rënda në Tiranë

VIDEO SHQETESUESE/ Momentet e sherrit ku humbi jetën Egli Pashollari

22/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.