Kryesia e Kuvendit mblidhet për mandatin e Berishës pas 6 muajsh mungesë...

Kryesia e Kuvendit mblidhet për mandatin e Berishës pas 6 muajsh mungesë në Kuvend. Cili është vendimi

452
0
Shares

Kryesia e Kuvendit u mblodh sot në lidhje me një vendimarrje për mandatin e kryetarit të PD, Sali Berisha pas 6 muajsh pa marrë pjesë në punimet e Kuvendit.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka qënë e vetmja që ka argumentuar lidhur me çështjen.

Nikolla tha se Sali Berishës nuk i mbaron mandati i deputetit nga mosprania në seanca.

“Sali Berisha ka munguar me arsye në parlament për më shumë se 6 muaj ndaj atij nuk i hiqet mandati.

Dua t’i japim fund spekulimeve. Qënia e një personi nën këtë masë nuk mund të konsiderohet si mungesë pa arsye në Kuvend. Jemi konsultuar me njohës të ligjit dhe Kushtetutës”, tha Lindita Nikolla në mbledhjen e kryetarëve.

Kreu u Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, përshëndeti argumentin duke theksuar se Kryetarja e Kuvedit, këtë herë ka lexuar drejt Kushtetuten sa i përket mandatit të kreut të opozitës, Sali Berisha.

“Strukturat ligjore të kuvendit argumentuan se Sali Berishës nuk i ndërpritet mandati pasi mungesa e tij në kuvend nuk është pa arsye. Kjo i jep fund debatit dhe spekulimeve të sponsorizuara nga segmenete të mazhorancës. Ne kërkuam që zotit Berisha, në përputhje me Kushtetutën t’i krijohet mundësia që të ushtrojë të plotë mandatin e deputetit duke marrë pjesë në seancat parlamentare dhe aktivitetet e tjera parlamentare”, tha Bardhi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY