Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Konjufca tregon pse Kurti pak metra nga zyra e takimit Osmani-Rama, nuk pret kryeministrin nga Tirana. Konjufca: 3 arsye pse qëndrimi i Tiranës dëmton Kosovën

06/07/2023
Konjufca tregon pse Kurti pak metra nga zyra e takimit Osmani-Rama, nuk pret kryeministrin nga Tirana. Konjufca: 3 arsye pse qëndrimi i Tiranës dëmton Kosovën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Rama ka qëndruar në Prishtinë vetëm pak metra nga zyra e kryeministrit të Kosovës Kurti por nuk është pritur nga ky i fundit.

Ndërkaq Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  priti në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas njoftimit nga Presidenca, në takim u diskutua për samitin e NATO-s, i cili do të mbahet gjatë korrikut në Vilnius të Lituanisë, për samitin e Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në Tiranë në tetor të këtij viti si dhe për situatën aktuale në Kosovë e rajon, në raport me zhvillimet e fundit të sigurisë në veri të vendit.

Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për t’i adresuar sfidat e përbashkëta me të cilat përballet rajoni së bashku me partnerët euroatlantikë, thuhet në njoftim.

Në raport me situatën e sigurisë në veri, presidentja Osmani theksoi se Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës.

Për më tepër, Osmani ka theksuar se është e domosdoshme që ata që kanë sulmuar NATO-n, gazetarët, policinë e Kosovës dhe qytetarët në veri, të jenë përgjegjës para ligjit, sepse pandëshkueshmëria mund të nxisë edhe më shumë dhunë.

Sa i përket Samitit të Procesit të Berlinit, u bisedua për domosdoshmërinë e hyrjes në fuqi të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani në këtë proces, e sidomos asaj që ka të bëjë me lirinë e lëvizjes, si dhe për mundësinë e rritjes së projekteve dhe fondeve përfituese për vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Nga ana tjetër, sa i përket Samitit të NATO-s, Presidentja falënderoi Shqipërinë për përkrahjen e vazhdueshme sa i përket anëtarësimit të Kosovës në këtë aleancë.

Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Pas takimit me presidenten osmani, Rama ka shkuar në takim me kryeparlamentarin Glauk Konjufca. Pas takimit Konjufca tha se takimi me Kurtin niset nga refuzimi i Ranës për mbledhjen e përbashkët në Gjakovë. Ne jemi lënduar nga mungesa e atij takimi, tha Konjufca.

Kosova ka bërë hapa të mëdhenj përpara kur ka pasë Shqipërinë pas, tha Konjufca. Për të edhe projekti i ndarjes së Kosovës, edhe Ballkani i Hapur, edhe projekti i asocicionit e dëntuan Kosovën. Në diaa raste propozimi e Ranës ka elementë të autonomisë territoriale dhe kjo e është e papranueshme, tha Konjufca.

Më herët gjatë ditës, Rama ka qëndruar në Shkup ku tha se “Kurti nuk e ka harruar Kanunin, se sipas Kanunit edhe hasmit i hapet dera kur të vjen në shtëpi”. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/Opozita sot në protestë, Paloka: Duam t’iu krijojmë kushte shqiptarëve për zgjedhje të lira

EDI PALOKA/ A ishte një sulm ndaj Ramës deklarata e Spiropalit pas shkarkimit

27/02/2026
Qeveria shkeli ligjin për portin e ri të Porto Romanos

SPAK sekuestron dosjen e tenderit për projektin e Porto Romanos

27/02/2026
Opinioni i Venecias, dezinformim nga Spiropali, e lexon nga poshtë atë çfarë shkruhet

Spiropali reagon pas largimit ministre, theks tek integriteti: Modelet nuk rrëzohen me dekrete, ato provohen me kohën

27/02/2026
Masa të rrepta sigurie në gjykatën e Tiranës, mbeten në burg Elvis e Gjon Shkambi

Ditë e keqe për hajdutët e makinave luksoze, 2 gjenden në Tiranë

27/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/Opozita sot në protestë, Paloka: Duam t’iu krijojmë kushte shqiptarëve për zgjedhje të lira

EDI PALOKA/ A ishte një sulm ndaj Ramës deklarata e Spiropalit pas shkarkimit

27/02/2026
Qeveria shkeli ligjin për portin e ri të Porto Romanos

SPAK sekuestron dosjen e tenderit për projektin e Porto Romanos

27/02/2026
Opinioni i Venecias, dezinformim nga Spiropali, e lexon nga poshtë atë çfarë shkruhet

Spiropali reagon pas largimit ministre, theks tek integriteti: Modelet nuk rrëzohen me dekrete, ato provohen me kohën

27/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.