Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD prezanton raportin mbi manipulimet e zgjedhjeve të 14 Majit nga qeveria

05/07/2023
PD prezanton raportin mbi manipulimet e zgjedhjeve të 14 Majit nga qeveria
Share on FacebookShare on Whatsapp

PD ka prezantuar sot raportin për manipulimin elektoral sipas saj në zgjedhjet e 14 majit.

Kreu i PD, Sali Berisha tha gjatë prezantimit se Shqipëria kaloi me 14 maj farsën më të shëmtuar elektorale në historinë e saj 32-vjeçare.

Raporti është publikuar para mediave në vija të përgjithshme ndërsa bazohet në qindra dhe mijëra fakte, dokumente të konstatuara në të katër anët e vendit.

Këto dokumente do të jenë pjesë e një raporti shumëvëllimësh, i cili do publikohet, me të cilin do njihen mediat, do njihen qytetarët shqiptarë, do njihen demokratët.
Por do njihen institucionet ndërkombëtare dhe qeveritë e vendeve të lira.

Kreu i PD, Sali Berisha tha se do të gjenden modalitetet për t’u hedhur edhe në Amazon, në mënyrë që të mund të njihet mbarë komuniteti ndërkombëtar me këtë farsë të shëmtuar zgjedhore, që ka për aktor kryesor Edi Ramën, një person të inkriminuar kokë e këmbë, i cili ka tmerr dhe ferr largimin nga pushteti për shkak të aferave të tij, mega-aferave të tij korruptive, kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Për shkak të mega-aferave korruptive të djegësve, të Portit të Durrësit, të Parkut të Butrintit, për shkak të mega-aferave familjare, pasurimit në mënyrë të përbindshme të anëtarëve të familjes së tij, për shkak të korruptimit që ky i ka bërë shefit të kundërzbulimit të agjencisë më të rëndësishme të zbulimit në botë, FBI, McGonigal”, tha kreu i PD, Sali Berisha.

Në vijim Berisha tha se farsa elektorale e vitit 2023 u karakterizua nga pabarazia e plotë mes lojtarëve në fushën elektorale

“Nëse partia në pushtet disponoi të gjitha fondet, të gjithë makinerinë shtetërore e shndërroi në makineri elektorale, partia kundërshtare, PD, e futur në garë me të njëjtin numër kandidatësh, pati zero lekë mbështetje nga fondet publike.
Rama si diktator i vërtetë, caktoi kryetarin e koalicionit të opozitës, çka nuk ndodh kurrë në një vend të lirë.
Rama nuk lejoi regjistrimin e kundërshtarit politik nga frika dhe tmerri. Komisionet elektorale ishin më të pabarabartat në historinë e këtij vendi.
Për herë të parë, 876 mijë qytetarë u prekën me para nga qeveria për të publikuar ose blerë votën e tyre.
1.3 milionë zgjedhësve iu ndryshua qendra e votimit. U krijua një armatë prej 520 mijë zgjedhës shëtitës.
Dita e votimit ishte ditë kulmore e farsës elektorale. Vetëm në një numër të kufizuar qendrash në bashkinë e Kuçovës janë konstatuar mbi 500 raste votimi në grup, familjar ose në shoqëri. Imagjinoni sa janë në të gjithë bashkinë e Kuçovës.
Vota u kontrollua në mënyrë të tmerrshme në çdo etapë kohore të saj”, tha ndër të tjera Berisha. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/Opozita sot në protestë, Paloka: Duam t’iu krijojmë kushte shqiptarëve për zgjedhje të lira

EDI PALOKA/ A ishte një sulm ndaj Ramës deklarata e Spiropalit pas shkarkimit

27/02/2026
Qeveria shkeli ligjin për portin e ri të Porto Romanos

SPAK sekuestron dosjen e tenderit për projektin e Porto Romanos

27/02/2026
Opinioni i Venecias, dezinformim nga Spiropali, e lexon nga poshtë atë çfarë shkruhet

Spiropali reagon pas largimit ministre, theks tek integriteti: Modelet nuk rrëzohen me dekrete, ato provohen me kohën

27/02/2026
Masa të rrepta sigurie në gjykatën e Tiranës, mbeten në burg Elvis e Gjon Shkambi

Ditë e keqe për hajdutët e makinave luksoze, 2 gjenden në Tiranë

27/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/Opozita sot në protestë, Paloka: Duam t’iu krijojmë kushte shqiptarëve për zgjedhje të lira

EDI PALOKA/ A ishte një sulm ndaj Ramës deklarata e Spiropalit pas shkarkimit

27/02/2026
Qeveria shkeli ligjin për portin e ri të Porto Romanos

SPAK sekuestron dosjen e tenderit për projektin e Porto Romanos

27/02/2026
Opinioni i Venecias, dezinformim nga Spiropali, e lexon nga poshtë atë çfarë shkruhet

Spiropali reagon pas largimit ministre, theks tek integriteti: Modelet nuk rrëzohen me dekrete, ato provohen me kohën

27/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.