INTERVISTA E PLOTË/ Berisha: “Gjykata të regjistrojë vendimin për PD. Prandaj partitë...

INTERVISTA E PLOTË/ Berisha: “Gjykata të regjistrojë vendimin për PD. Prandaj partitë nuk regjistrohen në qeveri”

39
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha shpjegoi sonte se çfarë do të bëjë PD me zgjedhjet kur është bllokuar nga gjykata, lëvizjet e fundit në PD, problemet në Kosovë dhe marrëveshjen e asocionit, zgjedhjet lojale në Tiranë dhe Shkodër, gjatë një interviste te Çim Peka Live.

Pyetje-përgjigje:

Çim Peka: Mirëmbrëma! Sonte jemi zhvendosur në selinë e PD, ku do të marrim në intervistë për zhvillimet që priten tëndodhin në këtë seli dhe Shqipëri, me kryetarin Sali Berisha. Z. Berisha, mirëmbrëma!

Sali Berisha: Mirëmbrëma!

Peka: Në krahun tjetër nuk është se priten zhvillime. Kemi një kryetar, nuk bën zgjedhje, dihet se çfarë ndodh. Tëgjitha vendimet i merr ai, kandidatët i ka përcaktuar. Armiqtë e brendshëm i largon një e nga një sa herë i plas njëskandal. Sytë e publikut si vitin e kaluar janë tek opozita. Nuk e di nëse i bën mirë apo keq opozitës e cila gjatë gjithëkohës është nën sytë e opinionit.

Berisha: E vërteta është se në tërësi opozita ja doli gjatë vitit qëkaloi, ti japë tonin jetës politike të vendit. E kjo jo për dëshirë tëqeverisë, por për meritë të opozitës. Kjo përbën arritjen e parësubstanciale në rrafshin politik kombëtar të opozitës. Normalisht tonin politik jetës së vendit, në një vend normal ja jep qeveria. Kurse në Shqipëri, pavarësisht nga të gjitha ngjarjet dhe aktivitetet e zhvilluara zyrtare kanë qenë ato zyrtare që kanëdominuar politikisht skenën e vendit. Ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm.

Peka: Ka dy lloj zhvillimesh ku opozita mund ti japë tonin jetës politike të vendit. Një kur bën opozitë kundër qeverisëdhe kur merret me problemet e brendshme. Fakti qëprozhektorët janë drejtuar kaq shumë ndaj opozitës, edhe me lejen e Ramës, pasi mediat kontrollohen nga ai, kjo do tëthotë se atij i ka interesuar opozita që të jetë në qendër tëvëmendjes.

Berisha: Nuk kanë qenë ato që i kanë dhënë tonin jetës politike të vendit. Kanë qenë qëndrimet e opozitës së vërtetë ato që i kanë dhënë tonin jetës politike të vendit. Kanë qenë protestat e saj të fuqishme që e dridhen Shqipërinë, që treguan se ka njëpopull opozitar në këmbë. Ka qenë aktiviteti i saj, sado i cunguar me përpjekjet e mazhorancës në parlament. Kanë qenëprocedurat që kjo opozitë me guxim aplikoi dhe kaloi nëpër to. Kanë qenë primaret. Pra është një proces i tërë. Ju jeni dëshmitarë se për muaj të tërë u fol më shumë për primaret se çdo gjë tjetër. Pra ato përpjekje kanë ekzistuar, por tonin jetës politike opozita ja dha e do të ja japë shumë më fuqishëm me aktivitetet e saj. Nëse ju shikoni sot se ku janë rrokullisur Edi Rama, në nivelet më të ulëta që ka ekzistuar ndonjëherë nëekzistëncën e tij. Se ku është rrokullisur Erion Veliaj në nivelet më të ulëta. Ju mund të thoni që opozita është lart. Ka një dallim substancial të kuotimit të opozitës dhe kuotimit të qeveritarëve. Në rastin e opozitës ndikon fuqishëm frika. Por kjo rrokullisje e madhe nuk mund të ndodhte kurrë pa qëndrimin e opozitës.

Peka: Z. Berisha, është e vërtetë që është folur shumë, sidomos për dy protestat e mëdha, është folur për primaret, por viti u mbyll duke u folur shumë për një sulm fizik ndaj Sali Berishës. Keni kaluar ngjarje nga më të ndryshmet, sulm edhe me bomba, fatmirësisht të pashpërthyera. Por sulm fizik, personal ndaj Sali Berishës…

Berisha: I organizuar absolutisht nga Edi Rama…

Peka: I organizuar sigurisht nga Edi Rama …

Berisha: Me një agjent informator të dokumentuar të policisëkriminale.

Peka: Z. Berisha të flasim pak hapur. Keni diplomat perëndimor. Disa kanë reaguar me seriozitet, por a ju duket se në mënyrë të veçantë ambasada e SHBA po ju hedh nëterren dhe po ju hedh për gjah. Sulmin e dënon në mënyrëindirekte. Sali Berishës i referohet një deputet, pa ja përmendur emrin. Gjatë gjithë kohës sulmoheni prej tyre.

Berisha: Unë besoj se i kam kthyer reston guvernatores. Ky është problem krejtësisht i veçantë. Qëndrimi dhe deklaratat për guvernatorin nuk i heq asnjë presje.

Peka: Ka dy teza për Edi Ramën, një që nuk i interesonte dhe kjo tjetra që i interesonte.

Berisha: Ata që mendojnë se nuk i interesonte kanë një llogjikënaive. Nëse nuk i interesonte Edi Ramës, ai nuk mohonte që ai është informator i policisë kriminale. Nëse nuk i interesonte Ramës, gjente menjëherë të gjitha gjurmët kush qëndron pas. Nëse nuk i interesonte Ramës nuk shpërndante një deklaratëklishe nga zyra e tij. Edi Rama tregoi vetë se është, pasi gjërat janë shumë të kthjellta. Pra i interesonte Edi Ramës, e kam thënëdhe e them, se në gjithë jetën politike, Rama për arsyet e tij, nuk feston dot një sukses pa sulmin ndaj kundërshtarit. Ai më shumëgëzon suksesin si një goditje për kundërshtarin, se sa një meritëpër veten e tij. Në këtë kontekst ai rriskoi, pasi e kalkuloi keq, por më shumë se atij, askujt nuk interesonte ajo. Ai mendoi se në këtë rast do të lante hesapet me një zhurmë që do tëmbulohej, pavarësisht se çfarë do të ndodhte. Dhe kaq. Por Edi Rama, ta marrim se këto që thashë unë nuk janë të vërteta. Çfarëndodhi pas. Nxorri menjëherë Met Rrumbullakun dhe deklaroi se nuk është agjent. Ai është informator dhe nuk e mohon më. I kam të gjitha të dhënat për të. Unë tani nuk dua të flas se e kam folur atë.

Peka: Unë jam prej gazetarëve që e besoj se Rama është, pasi mënyra se si u shfaq pas ngjarjes, ai sikur donte ta merrte përsipër autorësinë. Kjo më bën të dyshoj se ai kishte një qëllim. Po u jepte mesazh grupeve kriminale dhe kundërshtarëve të tij se meqë ju nuk po e sulmoni, po e marr unë i pari përsipër. A është rrëzuar miti i Sali Berishës, pas atij grushti.

Berisha: Përkundrazi është dëshmuar edhe më i pamposhtur, po të jetë për mite, por unë nuk funksionoj me mite. Por ata e panëse çfarë realizuar.

Peka: Ata ju trajtojnë si mit, kjo është e vërteta…

Berisha: Për të goditur, eliminuar një njeri, ajo është një gjë qëka ndodhur, e do të ndodhë gjithë kohërat. Por cili është pas, dhe ajo që vjen më pas ata e panë se çfarë leverdie patën.

Peka: Të kthehemi pak tek zhvillimet që priten brenda PD. Në kampin tjetër, përveç luftës së brendshme të pashpallur e cila kush kupton dhe merret me politikë, e dinë që po ndodh, por aftësia e të majtëve për ta bunkerizuar problemi është e pashoqe. Ata vazhdojnë ta mbajnë të mbyllur çdo problem që kanë. Ndërkohë siç e thatë në fillim, kjo parti është e shqyer për aspektin e transparencës. Gjithçka po ndodh, këtu merret vesh.

Berisha: Gjëja më e mirë

Peka: Gjëja më e mirë, por sa dëm i bën në prag tëzgjedhjeve kjo opozitë

Berisha: Kjo është shumë e dobishme. Çfarë tregon kjo. Kjo tregon se kjo parti nuk ka asgjë për të fshehur për elektoratin shqiptar. Çfarë tregon kjo? Ka një, dy apo tre persona qëshkelmojnë mbi veten e tyre, dhe bëjnë lojën e Edi Ramës. Janënë funksion të Edi Ramës për të asgjësuar PD-në, kaq tregon. Ata nuk përfaqësojnë asgjë përveç interesave të Edi Ramës dhe të tyre. E këtë e ka marrë vesh çdo njeri.

Peka: A ka vlerë ligjore vendimi, ai nuk është vendim, por njoftimi i Alibeajt për deputetët…

Berisha: Zero vlerë. Shiko, gjykata e këtij vendi ka vendosur për Kuvendin e 11 dhjetorit. Në botë nuk ka vend që ai vendim nuk rregjistrohet në regjistër përveç se në Tiranë me urdhër tëEdi Ramës. Ai është vendim përfundimtar dhe regjistrohet automatikisht në regjistër. Ai është ligjit që kur shoqëritë kanëvendosur që shoqatat dhe partitë ti regjistrojnë në gjykatë, tëjenë të lira dhe jo nëpër ministrira. Ky është dallim mes vendeve të lira dhe jodemokratike. Në vendet jodemokratike, regjistrohen në ministri e jo në gjykatë, kurse në vendet e lira shoqatat dhe partitë regjistrohen në gjykatë. Kaq është kjo. Gjithçka është nëshkelje të çdo ligji, rregulli është një përpjekje e Ramës për tëasgjësuar PD dhe pluralizmin. Është një armik i egër i kësaj partie dhe pluralizmit. Jo zotëri, gjykata ka vendosur, ai vendim kurrë nuk mund të ndalohet për tu regjistruar.

Peka: Disa deputetë duket se kanë marrë një iniciativë për tëbashkuar grupin parlamentar të PD dhe mesa di unë kanëpropozuar emrin e Ervin Salianjit dhe po mbledhin firma për të. A e pranon Sali Berisha.

Berisha: Sali Berisha do të pranojë atë që pranojnë deputetët e PD-së.

Peka: Në argumentin e Alibeajt që qartësisht është nën urdhrat e Ballës, pasi këtë vendim e kishte lajmëruar ai qëparadite me gazetarët. Në argument Alibeaj thotë se këta deputetë nuk kërkuan pjesë, por firma dhe gadishmëria e tyre për të pranuar si kryetar Salianjin a është një farëforme edhe ndjesë për ngjarjet e janarit të vitit të kaluar?

Berisha: Nuk ka asnjë lidhje me janarin e vitit të kaluar. Alibeaj është një mjeran i keqpërdorur deri në palcë nga Rama dhe e dirigjon në mënyrën më të neveritshme në çdo seancë, Taulant Balla. Kaq. Nuk ja vlen të flasim për këtë. Ai është përdorur prej tyre në çdo rast.

Peka: Problemi është se duke ja pamundësuar opozitës tëbërin opozitë në parlament nëpërmjet të bllokimit të grupit nga Alibeaj dhe duke tentuar të pamundësojë në një farëforme, regjistrimin në zgjedhje të opozitës. Çfarë do të bëni me këtë?

Berisha: Opozita është në përballje me Edi Ramën. Alibeaj është një mjeran që keq shfrytëzohet prej tij. Ne e kemi problemin me Edi Ramën jo me njeri tjetër.

Peka: Duke se Edi Rama e ka shumë problem garën. Në2019 ju dhuruan një palë zgjedhje nga opozita. Kësaj radhe duket se po e ndalon ai opozitën të garë në zgjedhje, duke pamudësuar regjistrimin në KQZ.

Berisha: Nuk e ndalon dot.

Peka: A keni menduar ndonjë alternativë.

Berisha: Rrëzimi i Edi Ramës është alternativa.

Peka: Para zgjedhjeve …

Berisha: Në çdo kohë. Ky është revolucion. Ata që nuk e kuptojnë bëjnë gabim. Ky është revolucion dhe i ka të gjitha mjetet në fushë. Fushatën, betejën protestën, të gjitha.

Peka: Dhe ju po thoni se mund të ketë protesta para zgjedhjeve…

Berisha: Absolutisht mund të ketë protesta edhe për një javëedhe për dy javë. As nuk ikin kurrë nga rendi i ditës ato. Asgjënuk mund të na pengojë ne. Zotëri ky është revolucion që ka për mision përmbysjen e një sistemi monist. Sot Shqipëria ka njëmonizëm më të fortë seç e kishte Shqipëria në 1991. Edi Rama ka mbledhur dhe kontrollon pushtetet 10 % më shumë se Ramiz Aliaj në 1991. Kështu që sot revolucioni është zgjidhja.

Peka: A ka Sali Berisha në analizën e tij një numër, shifër se cili mund të jetë numri i bashkive që do të fitojë në këto zgjedhje.

Berisha: Fitore në mbarë vendin. Se cili do të jetë numri dhe përqindja nuk them kurrë unë. Unë flas për cilësi, sasira, por jo numra dhe përqindje.

Peka: Duket se në Shkodër Rama është investuar maksimalisht me të gjitha grupet e mundshme. A rrezikon opozita në Shkodër.

Berisha: Shkodra nuk bën kurrë gabim të mbështesë Edi Ramën. Nuk mashtrohet dot Shkodra nga Edi Rama. Nuk mashtrohet dot Shkodra.

Peka: Betejë tjetër e fortë është Durrësi, Elbasani dhe Tirana. Realisht sa gjasa ka …

Berisha: Realisht janë betejat në të cilat ne do të arrijmë sukseset më të mëdha. Kemi të bëjmë me figurat më të djegura, diskredituara. Çfarë mendoni se do të votojë Tirana një njeri qëdo të regjistrohet në Guines për mënyrën e vjedhjes së tij. Njëkryetar bashkie që shpall tender ditën që fillon punimet dhe punimet i bën me mjetet e bashkisë, për të dalë vetë në fund fitues i tenderit me një emër tjetër. Për të futur në xhep 470 milionë lekë. Të shpallësh tender ditën që fillojnë punimet do tëthotë që ja ke dhënëtenderin asaj kompanie. Por kur ajo kompani je ti vetë, ndërmarrja e bashkisë, do të thotë se ti po vjedh paratë e bashkisë. Dhe ky është vetëm një akt i Veliajt, por janë me dhjetëra të tjera. Qytetarët e Tiranës nuk do ta votojnë kurrë këtë, çfarëdo që të bëjë. Ne po e ndjekim, ai po bën gjithçka për të blerë e manipuluar, por ai kurrë nuk do të fitojë.

Peka: Sa do të përfshihet në garën e Tiranës.

Berisha: Sali Berisha nuk do të përfshihet në asnjë garë lokale. Unë ndjek linjat e përgjithshme të garës. Si rregull është gara e Tiranës që udhëheq garat lokale të Shqipërisë. Ky është ligji i garës së qeverisjes vendore. Unë udhëheq linjat e përgjithshme të fushatës.

Peka: Lulzim Basha para 1 viti në këtë ambient, kur selia ishte blinduar akoma pati thënë se unë fitova në 2011 kundër Edi Ramës se nuk e mora Sali Berishën në fushatë.

Berisha: Në fakt ai fitoi se nuk e dorëzoi Sali Berisha bashkinë. Që të jemi realist. Kurse, isha apo nuk isha, absolutisht çdo ditënë timon të asaj fushatë.

Peka: Do të jeni kaq i angazhuar me Këlliçin…

Berisha: Jam në çdo fushatë i angazhuar. Gjëja që njoh mëshumë është fushata. Nuk njoh gjë më tepër se fushata elektorale unë.

Peka: Z. Berisha, deri në këtë moment, ndryshimet ndërmjet jush dhe Bashës, vetëm në një pikë janë të dukshme. Rama duket se ka vendosur ti vjedhë zgjedhjet siç ka bërë në çdo zgjedhje. Ju keni vendosur të merrni pjesë, ndryshe nga bojkoti i 2019, por e vetmja shpresë e qytetarëve, gazetarëve, që diskutojmë është se ndryshe nga Lulzim Basha, Sali Berisha zgjedhje të vjedhura nuk njeh. Në çfarë mënyrë nuk do ti njihni zgjedhjet. Vetëm me deklarata, se kështu bënte dhe Basha…

Berisha: Deklarata nuk ka vlerë fare. Me fakte. A e morët vesh ju. Mbrëmë u shtrua banket për drejtorët e policisë. Në 30 vite nuk ka ndodhur kurrë që kryeministri të shtrojë darkë për drejtorët e policisë në qarqe, duke u thënë se ju jeni të partisë. Prandaj këtu ka vetëm revolucion.

Peka: Ai do të tendojë ti vjedhë zgjedhjet. A ka stabilitet mënë këtë vend…

Berisha: Absolutisht kurrë. Jashtë votës nuk ka dhe nuk do tëketë stabilitet. Kjo është e prerë dhe e kemi shpallur ne. Ne do tëbëjmë gjithçka që ata të bëhen përgjegjës para se të votohet.

Peka: Sot kundërshtarët politik jeni ju përballë Edi Ramës. Para pak ditës Blendi Fevziu publikoi një përgjim që nga mënyra e audios ishte e vitit 1991 tek shtëpia e piktorit Sali Shijaku, ku ishit ju, Rama, Azem Hajdari dhe Sali Shijaku. Aty dëgjohej pastër vetëm zëri i Ramës, në atë kohë nuk është se ka pasur celular, por duket si përgjues në trup. Z. Berisha, kur e dëgjuat këtë audio, ju e dinit se ishte njëregjistrim i tillë, ose e dinit që biseda që bëhej me ta regjistrohej.

Berisha: Për herë të parë për këtë audio e kam mësuar pak muaj më parë, kur Blendi Fevziu më thotë se më ka rënë në dorë njëaudio. Dhe unë e quajta një gjë natyrisht të paligjshme regjistrimin. Por po të më pyeste Fevziu a ta publikoi, menjëherëdo i thoja publikoje. Dhe mua më erdhi mirë që u publikua. Disa gjëra dua të sqaroj. Së pari, Edi Rama nuk ka qenë protagonist. Ata që mendojnë se ka qenë, absolutisht gënjejnë. Po, ai erdhi nënjë kohë kur lëvizja krijoi pluralizmin dhe partinë, filloi njëaktivitet në arte të cilin për hirë të së vërtetës, dy të deleguar tëPD-së, Arben Imami dhe Arben Demeti i shkuan dhe i dolën ballë për ballë dhe ja kthyen sallën kundër dhe pastaj Edi Rama krijoi një parti, e quajtën KIS-Kristiani-Islamike të kësaj natyre. Një parti pa asnjë lloj elektorati. Kjo është e vërtetë e Edi Ramës. Por Edi Rama ka një dimension tjetër në atë periudhë. Dimensioni tjetër i tij është radikalizmi. Tani do të ndalem pak në këto momente.

Peka: Para se të ndalemi këtu, ai përgjim a ishte bërë nga Edi Rama…

Berisha: Këtë nuk mund ta them. Ai përgjim ishte nuk e di se nga kush, por ishte i pautorizuar. Nëse ti na fton në një mjedis dhe regjistron pa na thënë kryen një shërbim. Nuk të them dot se kush e ka bërë, nuk kam asnjë të dhënë. Unë jam plotësisht dakord për publikim e tij. Unë nuk i heq asnjë presje fjalëve qëkam thënë. E kam deklaruar në mënyrën më të përsëritur, në atëkohë dhe në vite, se dy kanë qenë qëllimet kryesore në qëllimin tim në lëvizje. E para, shmangia e një gjakderdhje. Isha gjakftohtë, kisha parashtruar absolutisht të gjitha tezat që ishin parashtruar gjatë gjithë viteve ’80 nga disidencat, duke nisur nga ajo polake e duke përfunduar tek kërkesa e fundit e Andrej Saharov për heqjen e nenit nga kushtetuta që i jepte hegjemoni Partisë Komuniste. Pra, në ato shkrime dhe unë nuk isha disidentë, sepse ata ishin njerëz që burgoseshin, dilnin nga burgu, shkruanin, kishin një vetëbotim klandestin. Kurse nëShqipëri, ata që ishin të tillë, ata ishin në burgje dhe një rresht i tyre nuk pipëtinte jashtë. Ata shkruanin, i shkruanin Enver Hoxhës letrat më të ashpra, i shkruani Ramiz Alisë letrat më tëashpra, organizonin kryengritje, por gjithçka ngelej në terrin e institucioneve të dhunës dhe burgimit të diktaturës. Unë nuk isha disident, por arrita të publikoj në një seri artikujsh dhe nëtakimin me Ramiz Alinë, një platformë të tërë e cila parashikonte të gjitha kërkesat e paraqitura që unë i lexoja se unë nuk kisha ndonjë formim të veçantë, por i lexoja dhe i paraqitja. Tani të vijmë tani tek momenti më themelor, revolucioni. Ai ishte revolucion. Ai është një nga faqet më tëndritura të historisë kombëtare të shqiptarëve. Revolucioni mëpaqësor, më i fuqishëm, më i efektshëm. Kishte patur lëvizje tëtjera para studentëve, por vetëm këta ja dolën. Ja dolën sepse u treguan të pamposhtur. Ramiz Aliaj përdori gjithçka duke përdorur karrotën dhe shkopin, që ti mposhte. I rrahu në darkënë 1 të natës pasi i priti në zyrë, në një rast që nuk kishte ndodhur kurrë, që një president të dilte e të shkonte nëuniversitet për të takuar studentët. Por u kishte nxjerrë ministrin e Brendshëm në pritë në mënyrë që të mos mendonin mëtakimin me të, sepse kishte lënë takim të nesërmen. Faktori i dytë, sepse nuk mjaftonin vetëm studentët të cilët ishin kryesorët dhe të pazëvendësueshmit, studentët në këtë revolucion. Por përsëri ishte një faktor i dytë madhor që e gjunjëzoi Ramiz Alinë, ishte vërshimi drejt studentëve i punonjësve tëndërmarrjeve të Tiranës, përfshirë edhe Kombinatin Poligrafik tëPartisë, uzinën e traktorëve, të gjitha ndërmarrjet qëkonsideroheshin besnike ndaj partisë. Vërshimi i punëtorëve drejt studentëve i dha goditjen përfundimtare. Sigurisht intelektualët patën rolin e tyre jashtëzakonisht të rëndësishëm. Por sa për intelektualët Ramiz Aliaj i mblidhte brenda 3 orëve dhe i çonte ku të donte dhe absolutisht Shqipëria nuk ndryshonte, po të mos ishin këta. Ky ishte një revolucion i ndritur. Për ata që kanë nocionet më elementare se çfarë ështërevolucioni, ky është revolucioni me i fuqishmi në historinë kombëtare të shqiptarëve, rrëzimi i regjimit. Tani dy fjalë këtu. I dëgjoj, por ishte në tryezë. Janë naivë ose janë injorantë. Pse? Tëgjitha revolucionet demokratike përveç njerëzit u zhvilluan nëprotesta dhe tryeza. Kudo pa përjashtim. Poloni, Bullgari, Hungari, kudo. Në Çeki, dy javë studentët dalin në protestë e ftuan Havelin, shkoi ai u bashkua me ta dhe ndodhi ndryshimi. Pra, ky ishte një revolucion tipik përveç njërit. Cili ishte ky, Rumania. Por kush e fitoi revolucionin në Rumani. Harrojnë këta, e fitoi nomenklatura. Ai që erdhi në krye të revolucionit ishte Iliesku, një ish-sekretar i propagandës, një ish-Ramiz Aliaj i Çausheskut, në një kohë. Se këta mendojnë se u vra Çaushesku. Rrethanat e vrasjes së tij janë nga më enigmatiket dhe historia do ti sqarojë ato. Problemi është se këta qëpretendojnë siç pretendonte Rama, të sulmojnë bllokun, çfarëishte kjo. Ishte tani rikthimi i skenarit rumun. Pasi dështoi nëfillimet e veta dhe pranoi pluralizmin, Byroja Politike mesa duket mendoi të rikthejë skenarin rumun tani, me zgjidhje tëpjesshme. Zgjidhje e pjesshme cila ishte; largimi i të gjithë atyre që përbënin kërcënim për ta dhe rivendosja në krye të Edi Ramës me shokë. Edi Rama në mbledhjen tonë erdhi i paftuar dhe i thotë Gramoz Pashko se; kush të solli ty. Më dërguan, tha, por kush të dërgoi i tha Pashko prap. Dhe pasi kishte thënë se nuk duhet të ketë asnjë komunist, duket sulmuar blloku, tërrethohet Ramiz Aliaj, etj., tha se më dërguan. Por kush të dërgoi dhe ky u ngrit dhe iku, pa thënë se kush të dërgoi. Nuk dua tëmohoj aktivitetin e tij të mëpasshëm, por ky aktivitet ekstremist i tij, lindte absolutisht dyshimin se donte të shtynte në njëgjakderdhje, ku sigurisht fitonin ata që kishin armë. Kurse revolucioni i dhjetorit vazhdoi i pamposhtur, vazhdoi deri sa përmbysi me votën e lirë sistemin komunist.

Peka: Megjithatë z. Berisha, atë që dërguan Edi Ramën sipas dëshmisë tuaj, me garant të ndjerin Pashko, duket se në një farë mënyrë u arrit. Nuk mori të djathtën, por mori tëmajtën komuniste në Shqipëri. Dhe ai po e dominon jetën politike të vendit.

Berisha: Shaban Murati është një gazetar i njohur, publicist i shquar, i përkushtuar, ka shkruar një gjë shumë interesante para disa muajsh. Thotë se në 1997 në një kafe ku pinte çdo ditëkafenë Ramiz Aliaj, shkoja dhe unë. Aty vinte Sofo Lazri. Çfarëishte Sofo Lazri. Ky sipas burimeve absolutisht të besueshme ka qenë shefi i KGB-së për Shqipërinë, pra ka qenë shefi direkt i Ramiz Alisë. Këtë e kisha konstatuar 100%. Por burime që e nxirrnin Sofon shef të KGB-së, këtë ma kanë thënë nga burime të huaja shumë serioze. Pra Sofo Lazri, kur Ramizi nuk ështëkëtu dhe mjedisi aty po priste me adhurim Fatos Nanon, thotë;lëre mor, nuk duhet gjë çuni i Thanasit, na duhet çuni i Netës këtu thotë, thërrisni çunin e Netës. Çuni i Netës ishte Edi. Se e ëma quhej Aneta Koleka. E vërteta është se kur ka vdekur Sofoja, Edi Rama ka qarë telefonat e gazetarëve që të shkruajnë se ka qenë person i rëndësishëm.

Peka: E rëndësishme është z. Berisha, se kam lexuar shumëkomente në rrjet, ku e përgjithshmja ishte; paskan qenëbashkë para 32 viteve dhe janë sërish bashkë në politike pas 32 vitesh.

Berisha: Jo, jo, nuk ka krahasim më fat keq. Pas 32 vitesh, jam në politikë pasi kam dhënë 3 ose 4 herë dorëheqjen. Edi Rama nuk ka dhënë asnjë dorëheqje. Kaq. Pasi kam respektuar votën e lirë 3-4 herë, Rama nuk e ka respektuar asnjëherë. Mos krahasoni të pakrahasueshmen. Edi Rama është burim fatkeqësie për këtë komb, vend, kurse ai që respekton rregullat ai ndjek rrjedhën e demokracisë. Asnjë lloj krahasim nuk mund të bëhet mes atij që me kod moral jep dorëheqjen kur nuk e votojnë, atij që rikthen në mënyrën më të fuqishme votën në partinë e tij, me atë që zhduke votën në partinë e tij. Me atë që nuk pranon tëvotohet ndonjëherë, me atë që nuk pranon që qytetarët e tij tëvotojnë. Pra po ti marrim kështu kemi të bëjmë më një autokrat, që nuk njeh konceptet elementare të demokracisë dhe njëdemokrat që lufton për këto parime. Kaq është e gjithë historia këtu. Askund tjetër nuk mund ta vendosësh këtë.

Peka: A do të ketë një përballje finale Sali Berisha-Edi Rama, apo njëri do të ndalojë rrugës.

Berisha: Një përballje finale, do të ketë një disfatë finale të Edi Ramës dhe ai do të përgjigjet për të gjitha këto që u ka bërëshqiptarëve.

Peka: Ka një tezë e cila qarkullon në Tiranë, edhe në media dhe qarqet diplomatike se qenia e Edi Ramës kryeministër rrezikon stabilitetin politik dhe paqen sociale, sepse Sali Berisha atij nuk i njeh, është i aftë të krijojë kundër reagim dhe nuk i njeh vjedhjen e zgjedhjeve. Nëse presioni ndaj Ramës dhe ai është njeri që mund ti bëjë presion kudo, po flas për presionin ndërkombëtar është i madh dhe ai largohet nga kryeministër dhe hap rrugën, a do të ishte i gatshëm Sali Berisha të mendonte për një drejtim të ri tëPD-së.

Berisha: Pse u largua Edi Rama nga Sali Berisha? Por ajo do tëishte fitorja e Sali Berishës, çfarë do të thotë kjo. Prap tëkalojmë në laboratore sintetike. Nuk kalohet ajo. Lider nuk tëbën lideri, lider të bën lëvizja dhe ka një ligj dhe 1 mijë herë do ta përsëris këtë; ai që humbet zgjedhje duhet të thotëmirupafshim. Në mënyrë që tjetri të vijë, e nëse nuk fiton tëthotë mirupafshim deri sa të vijë ai që fiton. Ky është procesi i nxjerrjes së liderit në botën e qytetarëruar. Kurse partia tjetër e bllokoi tërësisht, PD e zgjidhi këtë problem.

Peka: Kalojmë pak te Kosova. Zhvillimet në Kosovë janëshumë të vrullshme dhe fatkeqësisht pak të papritura për Kosovën. A ju duket se faktori ndërkombëtar është lodhur me Kosovën dhe po i kthen sytë nga Beogradi. Mëinteresantja është një intervistë e ambasadorit Hill, i cili gati, gati, shpreh pendesën për bombardimet ndaj Beogradit, shprehet se unë isha për autonomi në atë kohë dhe kur unënuk isha ndodhi pavarësia dhe flet edhe për diskriminim tëserbëve në Kosovë. Ka pastaj një sërë lëvdatash. Sot njëgazetar i njohur izraelit shkruante se Vuçiç shpëtoi Botën nga lufta e 3 botërore sepse mbajti qetësinë kur u plagosën 2 serbë në Kosovë. Pra ka një fushatë ndërkombëtare që duket se i kanë kthyer sytë nga Beogradi. Cila është e vërteta?

Berisha: E vërteta është kjo. Nga viti 2013 deri më sot, procesi i zbatimit të marrëveshjeve mes Prishtinës dhe Beogradit, i shndërrimit të këtyre marrëveshjeve në marrëveshje normalizimi marrëdhëniesh dhe pse jo e paqeje u ndërpre. E vërteta është se prej 8-9 vitesh, është nacionalizmi i verbër serb i Beogradit qëdikton në procesin e negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit. Këtij nacionalizmi të verbër dhe tezave të tij, në periudha tëcaktuara i’u bashkuan verbërisht edhe shqiptarët. Kjo ështësepse, në Ballkan është moda që të akuzojnë të huaj se ata na i sjellin. Por e vërteta është se u bashkuan shqiptarët me ato tezat e Serbisë së Madhe. e vërteta është se Aleksandër Vuçiç deklaroi në mënyrë publike dhe të hapur para 3 vitesh në 3 komunat e veriut të Kosovës, se Serbia do të bëhet më e madhe, dhe do tëbëhej në territorin e Kosovës. Kanë qenë projektet e nacionalizimit të verbër serb që u shndërruan në ‘forcën e drejtimit’. Pas kësaj të ndryshimit të kufijve, doli ‘Ballkani i Hapur’. Për fat të keq, për shkak të koluzionit të Beogradit me faktorin shqiptar, e them edhe njëherë për shkak të, këtu u implikua edhe faktori ndërkombëtare. Ju lexoni këto ditë se Toni Blair i tha John Bolton për ndarjen e kufijve. Çfarë do të thotëkjo. Toni Blair i tha ato që i ka thënë Edi Rama. Po pse shprehën habi analistët dhe gazetarët shqiptarë, kur atë e ka thënë Edi Rama me dhjetëra herë. Pra kur e thotë ky i tyre që duhet të jetëkundërshtari numër 1 e harrojnë dhe merren me atë që paskabërë një këshilltar i paguar që është Toni Blair, i paguar nga Rama apo Vuçiç nuk e di. Pra prej 8 vitesh procesi u përcaktua nga nacionalizmi serb. Tani të vijmë tek shqiptarët. Ka njëpërpjekje të padiskutueshme për vendosjen e një barazie. Mendoj se shqiptarët kanë dy detyra themelore në këtë proces, nuk janë pa detyra. Ata shqiptarë që mendojnë të shmanget marrëveshja, ata absolutisht janë dritëshkurtër, pa vizion, për tëmos thënë se për marrëveshje nuk është i interesuar Beogradi. Shqiptarët janë dhe duhet të jenë të interesuar për marrëveshje. Në gjithë morinë e deklaratave dhe negociatave të deritanishme unë shquaj tre elemente shumë thelbësore; plani franko-gjerman është një plan realist që çon në normalizimin e marrëdhënieve. E cilësoj absolutisht të drejtë, kërkesën e qeverisë së SHBA-së për zbatimin e marrëveshjeve të firmosura, ‘pakta sull servanta’. Parimi i vjetër që mbahet edhe sot është shumë i fuqishëm, nuk mund të shkelmosh atë që ke firmosur. Së treti ajo që unë lexova më shumë.

Peka: Me këtë po thoni që Albin Kurti duhet të zbatojë çdo marrëveshje që kanë nënshkruar paraardhësit?

Berisha: Pa diskutim. Edhe nuk mund të mos i zbatojë z. Kurti ato. Po ka një marrëveshje që është hedhë poshtë nga Gjykata Kushtetuese, disa nene të saj. Dhe dje z. Chollet ka bërëdeklaratën më të qartë, asosacion në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Zotëri, ajo që ngrihet kundër asocassionit ai nuk ka tëqartë se fjala dhe asocasioni janë motrat siameze të lirisë. Nuk mund të ua mohosh kurrë asocasionin aq sa mund të mohosh fjalën e lirë. Dhe nuk ka as gjykatë, as qeveri, as parlament, as njeri të lirë që mund ti mohojë kujt të drejtën e asocasionit. Por nuk ka gjykatë, parlament, qeveri, që mund të pranojë njëasocasion që vjen në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese tëvendit, ndaj dhe unë e përshëndes deklaratën e z. Chollet në këtëkuptim, se ka kërkuar asocasion në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Nëse ndokush pretendon se Kushtetuta e Kosovës qenka për shpërbërjen e Kosovës, apo shtet brenda shtetit tëKosovës, këto pastaj janë aderacione. E them edhe njëherë, shqiptarëve u intereson marrëveshja, dialogu, atyre që nuk u intereson marrëveshja dhe dialogu janë nacionalistët serbë për pretendimet e tyre që kanë ndaj Kosovës. Kështu që nuk kam unë, sepse qëndrojë gjithnjë jashtë problemeve të brendshme tëKosovës, por një gjë dua të them; koha sot më shumë kurrë kërkon një konsensus aty. Gjërat janë shumë të qarta. Pas këtyre debateve forcat politike të Kosovës, sepse janë në parlament, janë faktor të rëndësishëm sepse kanë firmosur marrëveshje kur kanë qenë në qeveri, duhet të bashkohen dhe të përcaktojnë tani të gjitha objektivat, për të cilat duhet që qeveria e Kosovës nënegociata të përpiqet për realizimin e tyre. Jashtë kësaj, ështëshumë e gabuar që të mos kenë objektiva të përbashkëta mendoj unë. Ata janë njerëz të shkolluar shumë mirë, si kryetarët e partive të tyre, janë njerëz me eksperiencë kanë drejtuar qeveri. Nuk u mungon asgjë sot që në interesin më të mirë të Kosovës që të përcaktojnë objektivat në këtë stad, pothuajse përfundimtar të një marrëveshje me Serbinë, e cila duhet të ketë garantor. Pa një garantor asnjë marrëveshje nuk zbatohet nga serbët, asnjëmarrëveshje, pa një garantor të fuqishëm. Mënyra se si ështëtrajtuar Beogradi deri më sot është absolutisht e gabuar dhe mënyra se si janë trajtuar deri më tani u ka dhënë atyre mundësinë të udhëheqin një proces që ka të bëjë me paqen dhe konfliktin në rajon, që nuk mund ta kishin kurrë këtë të drejtë.

Peka: Mënyra se si është trajtuar Beogadi nga faktori ndërkombëtar?

Berisha: Po

Peka: Pse mendoni se ka këtë tolerancë nga faktori ndërkombëtar, edhe nga SHBA-të ndaj Beogradit?

Berisha: Tolerancën më të madhe e tregoi faktori shqiptar, çfarë do ti thuash ti Jonh Bolton i cili thotë se më njoftuan se të gjitha palët janë dakord, duhet të jemi shumë seriozë në analizat tona dhe qëndrimet tona. Gjithnjë i kam thënë vetes së nuk kam pse të mos e pranoj. Fatmirësisht nuk e pranoj Angela Merkel dhe e shpëtoi situatën, por edhe jo mund të thoshte ndaluni se të gjithë këto janë dakord. Pra mos ta çojmë më tutje. Projekti i serbomadhisë u mbështet dhe nga shqiptarët, u mbështet fuqishëm nga Edi Rama ai u bë promotor kryesor.

Peka: Zoti Berisha ju jeni parë gjithmonë nga faktori ndërkombëtar dhe shqiptarët si politikani nacionalist dhe sa herë ka pasur momente delikate për zgjidhjen e marrëveshjes për Kosovës duket se ndërkombëtarët nuk u ka interesuar një qeveri shumë e angazhuar për kërkesat maksimale të Kosovës. A ju duket se deri në momentin e zgjidhjes së statusit final për Kosovën, Sali Berisha penalizohet?

Berisha: Absolutisht jo, përkundrazi Edi Rama është i pakallur. A mund të mbyllësh sytë për një moment dhe të kalosh nga fero,superskandalet se çfarë është kjo qeveri. Këtu nuk ka më stabilitet, këtu ka vetëm shpërthim, të ujarëve të zeza të një qeverie të kalbur në vjedhje, drogë dhe krim, ndaj dhe përkundrazi koha po thërret opozitën, PD-në si një shpëtimtare të vendit dhe kjo do të ndodhi

Peka: Koha po thërret po mesa duket faktori ndërkombëtarët kanë nevoje për një qeveri të Tiranës e cila u jep çdo gjë në raport me Kosovës, doni ndarjen merreni, doni kthimin e trupave serbe në Kosovës ne nuk kundërshtojmë

Berisha: Nuk ndaj këtë mendim. Ka ndonjë problem në ndonjë rast të caktuar por problemi është ato që duhet të udhëheqin shqiptarët janë parimet dhe jo individët, jo qëndrimet. Përshembull unë fola për faktorin, ndikim, apo rolin drejtues të nacionalistit serb, por jo më pak i rëndësishëm ishte ndikimi i Xhorxh Soros që ja doli në një mënyrë që të dystojë politikën e SHBA në rajon, por mos harroni në një rajon me probleme të mëdha, sepse projekti ndryshimeve të kufijve të Kosovës me Serbinë doli me vulën e Fondacionit të Shoqërisë së Hapur të Beogradit. Ballkani i Hapur u emërtua për të nderuar Sorosin. Por të lemë emërtimin, sematikën në një anë. Të marrim një fakt, cilët janë personalitetet më të shquar që mbështesin Ballkanin e Hapur, Sergei Lavrov dhe Aleksi Soros. Aleksis edhe më shumë. Lavrovi ka bërë një deklaratë e cila ja bëri të qartë të gjithë analistëve perëndimor se kush qëndron pas Ballkanit të Hapur, por po kaq është Aleksis, kjo do të thotë se në qëndrimet ndaj Ballkanit të Hapur diplomatë amerikan i lejojnë vetes të kenë një konfuzin sepse Sorosi përbën një fuqi të padiskutueshme sot në administratën e SHBA.

Peka: A ju duket se diplomatët amerikan dhe ata rusë për projektin e Ballkanit të Hapur nuk kanë shumë kundërshti, pra janë të ngjashëm?

Berisha: Unë nuk besoj se Ballkani i Hapur është politikë zyrtare e presidentit Biden, ndonëse Edi Rama e ka shprehur këtë mendim në prani të një zonje të nderuar që erdhi nga Deparamenti i Shtetit dhe shprehi këtë mendim. U besoj plotësisht se SHBA mbështesin Procesin e Berlinit, besoj se mbështesin integritetin territorial të Kosovës dhe në këtë kontekst mbetët që ky projekt ruso-serb ‘Ballkani i Hapur të sqarohet se cili është roli obskur i Aleksi Soros në këtë projekt.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY