VIDEO/ Prishtinë, Policia arreston futbollistin në fushë gjatë ndeshjes

VIDEO/ Prishtinë, Policia arreston futbollistin në fushë gjatë ndeshjes

61
0
Shares

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur këtë fundjavë gjatë një ndeshjeje të luajtur në Kosovë. Policia ka arrestuar në fushën e lojës  mbrojtësin e Prishtinës Liridon Leci, gjatë ndeshjes së Superligës mes Besës së Pejës dhe Prishtinës, e përfunduar me rezultatin 1 – 2.
Leci, është arrestuar nga forcat e rendit gjatë zhvillimit të takimit dhe është vendosur të mbahet 48 orë në paraburgim. Futbollisti ishte ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 52-të të takimit dhe ishte duke e ndjekur pjesën e mbetur të lojës nga tribuna.
Në minutën e 90 portieri i Prishtinës, Alban Muqiqi, u dëmtua dhe Leci u fut në fushë për të parë gjendjen e tij nga afër. Në këtë moment policët e kanë larguar mbrojtësin sërish drejt tribunës dhe mes tyre janë shkëmbyer disa fjalë.
Pas fjalëve të shkëmbyera, policët kanë reaguar ashpër ndaj Lecit dhe e kanë arrestuar duke e shoqëruar për në komisariat.
Klubi i Prishtinës ka reaguar duke e dënuar këtë akt të policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY