Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

03/09/2026
DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Për të 95-ën ditë radhazi, qytetarët kanë vijuar protestën kundër qeverisë së Edi Ramës, duke kërkuar dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit.

Protesta e mbrëmjes së sotme nisi përpara Kryeministrisë me fjalime dhe thirrje kundër qeverisë, ndërsa më pas protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës.

“Ju erdhi fundi”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama, jep dorëheqjen” dhe “Arrestoni Ramën” ishin disa prej thirrjeve të dëgjuara gjatë tubimit.

Një pjesë e protestës u zhvendos te Blloku i Sigurisë, ku protestuesit kërkuan lirimin e personave të arrestuar një natë më parë gjatë protestës së 94-t para Kryeministrisë.

Protesta e së martës u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit, ndërsa 14 persona u arrestuan dhe 3 të tjerë u proceduan në gjendje të lirë.

Përpara Bllokut të Sigurisë, qytetarët kanë shprehur mbështetjen për të arrestuarit me thirrjet: “Nuk jeni vetëm”, “Lironi çunat, lironi gocat” dhe “Arrestoni Ramën”.

Më pas, protestuesit kanë vijuar marshimin drejt sheshit “Skënderbej”, duke shoqëruar lëvizjen me thirrje kundër kryeministrit dhe qeverisë.

“Duam dorëheqje” dhe “Rama ciao, Rama ciao” ishin disa prej thirrjeve të protestuesve, ndërsa gjatë marshimit u dëgjua edhe slogani: “Në shtator, jo mungesa me studentët, shtohet shpresa”.

Në përfundim të protestës së 95-të, qytetarët deklaruan se qëndresa do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit kanë paralajmëruar një mobilizim më të madh më 7 shtator, kur shënohen 100 ditë nga nisja e protestave.a.b

Po ndodh

Këlliçi: Shqipëria është kthyer në narkoshtet, politikat e qeverisë ndikohen nga krimi

Këlliçi: Shqipëria është kthyer në narkoshtet, politikat e qeverisë ndikohen nga krimi

21/09/2026
Vendim edhe për pagesën e ushqimit. Kush përfiton kredi me zero interes nga mjekët, ushtarakët dhe policët

Gjykata pushon akuzën e Ballës për Berishën. Taulanti do paguajë edhe shpenzimet

21/09/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Dyshimet për ekzekutimin e shqiptarit, arrestohet shqiptari me të fejuarën

21/09/2026
Dy netë bllokime të autostradës Tiranë-Durrës, mësoni oraret

Dy netë bllokime të autostradës Tiranë-Durrës, mësoni oraret

21/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Këlliçi: Shqipëria është kthyer në narkoshtet, politikat e qeverisë ndikohen nga krimi

Këlliçi: Shqipëria është kthyer në narkoshtet, politikat e qeverisë ndikohen nga krimi

21/09/2026
Vendim edhe për pagesën e ushqimit. Kush përfiton kredi me zero interes nga mjekët, ushtarakët dhe policët

Gjykata pushon akuzën e Ballës për Berishën. Taulanti do paguajë edhe shpenzimet

21/09/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Dyshimet për ekzekutimin e shqiptarit, arrestohet shqiptari me të fejuarën

21/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.785 artikuj gjithsej