Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ Protesta e 1 shtatorit, Kush u ndalua nga policia. 14 persona

02/09/2026
EMRAT/ Protesta e 1 shtatorit, Kush u ndalua nga policia. 14 persona

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Tiranës ka arrestuar 14 persona dhe ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 3 të tjerë, në lidhje me protestën e zhvilluar më 1 shtator pranë Kryeministrisë.

Sipas Policisë, personat e arrestuar janë Dritan Goxhaj, Junik Matoshi, Edison Lika, Erlind Almeta, Sokol Bushi, Lulzim Gjini, Valtion Shameti, Florian Manarkolli, Desiderjo Alimucaj, Bora Mitrovica, Arvina Lleshi, Ylli Brahaj, Arben Kola dhe Aumiraldi Dalliu.

Ndërkohë, në gjendje të lirë do të procedohen M. J., 47 vjeç, A. T., 54 vjeç dhe A. G., 56 vjeç.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 20:00 të 1 shtatorit, një grup protestuesish u grumbulluan në rrugën “Ismail Qemali”, në anën jugore të Kryeministrisë, duke bllokuar hyrje-daljet e institucionit. Policia thotë se në atë moment në godinë ndodheshin personalitete të larta shtetërore.

Shërbimet e Policisë së Tiranës krijuan një kordon sigurie për të penguar depërtimin e mëtejshëm të protestuesve në perimetrin e sigurisë. Sipas uniformave blu, protestuesit vijuan qëndrimin në rrugë edhe pas thirrjeve të përsëritura për shpërndarjen e tubimit dhe lirimin e rrugës.

Sponsorizuar

Policia pretendon se protestuesit kundërshtuan me forcë efektivët, ndërsa gjatë ndërhyrjes për zhvendosjen e tyre, disa prej tyre u ulën në rrugë, vijuan bllokimin e hyrjes së Kryeministrisë dhe rrugës, si dhe “goditën dhe shtynë” punonjësit e Policisë.

Në njoftim thuhet gjithashtu se bllokimi i rrugës pengoi qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e personaliteteve të larta shtetërore.

Materialet procedurale për 17 personat janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Ata akuzohen për “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.a.b

Po ndodh

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.785 artikuj gjithsej