Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

31/08/2026
Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qarkullimi në aksin Tiranë-Durrës dhe Durrës-Tiranë do të kufizohet përkohësisht gjatë netëve të 1, 2 dhe 3 shtatorit, për shkak të punimeve për montimin e trarëve metalikë në mbikalimin e ri të Kasharit.

Ndërhyrja bëhet në kuadër të projektit “Zgjerimi i Superstradës Tiranë–Durrës (Faza III)” dhe, sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), do të zhvillohet nga ora 23:00 deri në 05:00.

Gjatë këtij intervali do të bllokohen përkohësisht korsitë e lëvizjes në të dyja drejtimet e aksit kryesor dhe trafiku do të menaxhohet përmes rrugëve alternative.

Në drejtimin Tiranë-Durrës, automjetet do të devijohen përmes rampës provizore në drejtim të Rinasit dhe do të vijojnë në rrugën dytësore. Rikthimi në autostradë do të bëhet përmes rrugës së Rinasit dhe rampës përkatëse në drejtim të Durrësit.

Mjetet e rënda, veçanërisht kamionët, do të devijohen që nga nyja “Casa Italia”, duke vijuar lëvizjen nëpërmjet rrugës dytësore.

Ndërkohë, në drejtimin Durrës-Tiranë, automjetet do të devijohen përmes mbikalimit Kashar-Thumanë dhe do të vijojnë në rrugën dytësore në anën e majtë. Rikthimi në autostradë do të bëhet pas mbikalimit të Kasharit.

Për automjetet që kanë destinacion Rinasin, Shkodrën dhe Kosovën, orientimi do të bëhet që në mbikalimin e autostradës Kashar-Thumanë, për të vijuar më pas në drejtimet përkatëse.

ARRSH njofton se gjatë gjithë kohës së punimeve do të vendoset sinjalistikë e përkohshme rrugore dhe do të jenë të pranishëm punonjës për menaxhimin e trafikut.

Autoriteti u kërkon drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e personelit, ndërsa i rekomandon qytetarët të planifikojnë paraprakisht itineraret dhe, nëse është e mundur, të shmangin këtë segment gjatë orarit të punimeve.

Kufizimet do të jenë në fuqi vetëm gjatë intervalit 23:00–05:00, në tre netët e përcaktuara për punimet.a.b

Po ndodh

“Laboratori i drogës në Has, janë të përfshirë deputetë të PS, paratë i mori policia”

Arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli, i dënuar me 12 vite burg në dosjet “339” dhe “Volvo 4”

15/09/2026
Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

15/09/2026
“O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”

“O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”

15/09/2026
VIDEO/ Edi Rama bllokon heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut!

Bardhi reagon për përgjimet e reja të Ron Yeffet: Kjo histori kërkon hetim menjëherë!

14/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Laboratori i drogës në Has, janë të përfshirë deputetë të PS, paratë i mori policia”

Arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli, i dënuar me 12 vite burg në dosjet “339” dhe “Volvo 4”

15/09/2026
Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

15/09/2026
“O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”

“O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”

15/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.