Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e kësaj të diele në fshatin Kir, në zonën e Dukagjinit.
Nga informacionet paraprake, si pasojë e të shtënave kanë mbetur të vrarë dy persona, ndërsa një tjetër është plagosur.
Forcat e Policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa grupi hetimor pritet të nisë punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit.
Deri në këto momente nuk dihen detaje të tjera mbi identitetin e viktimave dhe të plagosurit, ndërsa Policia pritet të japë informacion zyrtar në vijim.



