Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Përkujtohet Azem Hajdari, Berisha, thirrje: anë sulm, në sulm!

12/09/2026
Përkujtohet Azem Hajdari, Berisha, thirrje: anë sulm, në sulm!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në 28-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, kanë përkujtuar figurën e liderit të lëvizjes studentore të Dhjetorit, duke e kthyer përvjetorin në një apel për mobilizimin e opozitës dhe protestën kundër qeverisë.

Berisha e cilësoi Hajdarin “Tribunin legjendar të lirisë” dhe akuzoi qeverinë socialiste të kohës për përgjegjësi për vrasjen e tij, të cilën e cilësoi si “atentat terrorist shtetëror”.

Në mesazhin e tij, Berisha tha se vepra e Hajdarit duhet të shërbejë si frymëzim për demokratët për të kërkuar rikthimin e votës së lirë dhe fitoren e opozitës.

“Demokrate e demokrat, tribuni ynë sot na thërret: Ne sulm! O sot o kurrë! Në sulm! Në sulm!”, shkruan Berisha.

Ai e cilësoi Hajdarin si një prej figurave kryesore të lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90 dhe të vendosjes së pluralizmit politik në Shqipëri.

“Sot 28 vite pas ekzekutimit të tij kujtimi dhe vepra e pavdekshme e Azem Hajdarit janë më frymëzuese se kurrë. Gjithnjë e më e pakufishme bëhet mirënjohja e shqiptarve për birin e tyre që si Feniks u ngrit nga hiri dhe u riktheu atyre lirinë dhe dinjitetin e munguar”, shkruan Berisha.

Në përfundim të mesazhit, kryetari i PD-së u bëri thirrje demokratëve, mbështetësve dhe strukturave të partisë që të mobilizohen për protestat dhe për atë që ai e cilëson si betejë për rikthimin e votës së lirë.

“Jeta dhe vepra e ndritur e Azem Hajdarit janë kushtrim për çdo demokrat dhe demokrate, antëare të thejshtë mbështetës të Partisë Demokratike, drejtues të strukturave në të gjitha nivelet e saj të hidhemi në sulm për t’i rikthyer shqiptarëve votën e lirë dhe fitoren e opozitës shqiptare. Demokrate dhe demokrat tribuni ynë sot na thërret: O sot o kurrë! Në sulm! Në sulm! Azem, ti je gjallë!”, përfundon Berisha.

Edhe Dekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, gjatë homazheve për Azem Hajdarin, e cilësoi atë si një tribun liberator dhe tha se figura e tij mbetet frymëzim për demokratët dhe shqiptarët që kërkojnë liri dhe demokraci.

Noka e lidhi përvjetorin e vrasjes së Hajdarit me situatën politike në vend, duke akuzuar qeverinë Rama për krim dhe korrupsion dhe duke e cilësuar atë narko-regjim.

“Azem Hajdari sot bën apel, që ka vetëm një rrugë për të rrëzuar këtë regjim. Dhe ajo rrugë është përballja, qëndresa, beteja me ta, kryengritja, është rruga e vetme për të rrëzuar regjimin”, deklaroi Noka.

Ai u bëri thirrje shqiptarëve të mbështesin protestat dhe të mobilizohen kundër qeverisë.

“Ndaj rruga e vetme është ajo që na ka mësuar dhe na ka lënë amanet Azem Hajdari, të organizohemi, të ngrihemi, të rrëzojmë narko-regjimin”, u shpreh Noka.a.b

Po ndodh

Berisha kthehet nga SHBA: Udhëtimi më ripërtëritës i jetës sime

Berisha kthehet nga SHBA: Udhëtimi më ripërtëritës i jetës sime

12/09/2026
Kushtetuesja rrëzon një nga dy kërkesat e Unionit të Gjyqtarëve

Kryeministri, sërish reagim për pagat e magjistratëve: Gjyqtari merr në dorë 80 mijë euro akumulim

12/09/2026
Përkujtohet Azem Hajdari, Berisha, thirrje: anë sulm, në sulm!

Përkujtohet Azem Hajdari, Berisha, thirrje: anë sulm, në sulm!

12/09/2026
Eksploziv shtyllës elektrike në Kukës, arrestohet 20 vjeçari

Humb jetën elektricisti, i treti në pak ditë. Qindra milionë euro u vodhën përmes tenderave të OSSHEE dhe KESH

12/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha kthehet nga SHBA: Udhëtimi më ripërtëritës i jetës sime

Berisha kthehet nga SHBA: Udhëtimi më ripërtëritës i jetës sime

12/09/2026
Kushtetuesja rrëzon një nga dy kërkesat e Unionit të Gjyqtarëve

Kryeministri, sërish reagim për pagat e magjistratëve: Gjyqtari merr në dorë 80 mijë euro akumulim

12/09/2026
Përkujtohet Azem Hajdari, Berisha, thirrje: anë sulm, në sulm!

Përkujtohet Azem Hajdari, Berisha, thirrje: anë sulm, në sulm!

12/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.