Elvis Kosova, i njohur si “Vis Kosova”, është arrestuar nga shërbimet e Policisë në zonën e Palasës, pasi është kapur duke mbajtur armë zjarri pa leje. Operacioni është kryer nga FNSH.
Ai dyshohet se ka dhunuar dhe kanosur me armë bashkëshorten e tij. Pistoletën, të fshehur te tubat e ujit, e posedonte pa leje. Veç saj, iu sekuestruan edhe 3 krehra dhe dy pako me fishekë.
Kosova është një emër i njohur për strukturat e Policisë, por edhe për mediat dhe rrjetet sociale, ku është shfaqur shpesh për pasionin e tij për makinat luksoze dhe garat e shpejtësisë.
Ai është përmendur edhe në raste të mëparshme që lidhen me skema mashtrimi me automjete luksoze, me vlera që arrijnë në qindra mijëra euro.
Në një tjetër episod, garazhi i tij në Tiranë kishte qenë objektiv i një sulmi me lëndë plasëse, ku ishte përdorur tritol.a.b





